Aktualitet

June 27, 2022 | 15:36

Lajme që nuk do të dëshironim kurrë t’i dëgjonim / Nëna e re me fëmijën 6 vjeç humb jetën aksidentalisht në Berat

Çdo dite humbje jetësh nga aksidentet rrugore. Më i fundit është ai i një nëne me fëmijën 6 vjeç, e cila drejtonte automjetin mbi urën e lumit Osum.

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë ka ndërruar jetë ajo dhe djali 6 vjeç. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se djali i mitur kishte vigon në dorë dhe dyshohet se kanë qenë në spital.

Ndërkaq, ngjarje të tilla na kujtojnë herë pas here se duhet të kemi kujdes me drejtimin e automjeteve tona për të shmangur tragjedi të tilla.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi gazetashqiptare.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top