Mirëqenie

August 13, 2018 | 9:14

Lajmet e këqija? Ja kur është momenti i duhur për t’i dhënë

Qenia njerëzore është optimiste e pashërueshme, dhe ka tendencë të asimilojë informacionin pozitiv më lehtë se atë negativ. Lajmet e këqija herët apo vonë do arrijnë dhe kjo është e pashmangshme.

Por kur është me mirë të marrim një lajm të keq?

dear-broken-hearted-one-title1Një eksperiment i bërë nga Universiteti i Princetonit USA, e tregon se është më mirë ti marrim këto lajme kur tashmë jemi “keq”.

Për të vërtetuar këtë u morën në studim dy grupe vullnetarësh. Tek grupi I parë psikologët krijuan stres tek pjesëmarrësit duke u thënë atyre se në fund të testit ata do të duhej të mbanin një prezantim  të vështirë, për të cilën ata nuk ishin përgatitur dhe se ky fjalim do të filmohej dhe do të gjykohej nga një juri ekspertësh. Nga ana tjetër grup i dytë mori për të zgjidhur disa probleme elementare matematikore, si dhe për të shkruar një detyrë të shkurtër dhe fare të lehtë.

Pastaj, psikologët u dhanë pjesëmarrësve lajme të mira dhe lajme të këqija. Personat në grupin e vënë më pak nën stres treguan asimetri tipike të integrimit të lajmit, duke pranuar me dëshirë lajmin pozitiv dhe duke “mos pranuar” lajmin negativ. Nga ana tjetër grupi i vënë tashmë nën presion tregoi një aftësi për ti marrë gjërat në mënyrë objektive dhe për ta integruar më thjeshtë lajmin e keq në mendjen e tyre.

Shpejtësia e stimujve dhe përgjigjeve  bëri të arrihej konkluzioni se individët tashmë të ndodhur në situata të këqija arrijnë ta presin më mirë lajmin e keq, se individët që marrin lajme të këqija kur janë në gjendje të mirë.

 

Burimi RtvSCAN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top