FB

July 21, 2022 | 9:55

Largimi nga puna: 7 shenja që tregojnë se është koha të largoheni

Vendimi për të lënë punën zakonisht ka implikime që meritojnë të paktën një reflektim. Një analizë që këshillohet ta bëni duke u nisur nga një gjendje emocionale neutrale, duke marrë parasysh gjithmonë ndjenjat e përjetuara në periudhën e fundit. Kur është koha për të lënë punën tuaj?

Ndjenja e mërzisë në rutinën e punës

Shumica e aktiviteteve të punës përfshijnë disa detyra që nuk janë sipas dëshirës sonë. Jo çdo gjë është joshëse dhe herë pas here del pak mërzi apo demotivim përpara disa detyrave specifike.

Obsesioni me shpërblimin

Kompensimi që marrim për punën tonë rrallë i përmbush aspiratat tona. Është kurioze, por ne përshtatemi lehtësisht me ndryshimet pozitive, domethënë motivimi ose gëzimi për një risi të këndshme zakonisht zgjat shumë pak.

Tensionet me shefin

Mospajtimi me shefin ndonjëherë është edhe i shëndetshëm brenda dinamikës organizative. Kjo mund të çojë në ndryshime pozitive për të dyja palët.

Lëreni punën tuaj kur nuk ka vend për rritje

Një faktor përcaktues në motivim dhe në kuptimin e përkatësisë në punë është besimi se një performancë e mirë është gjithashtu sinonim i rritjes për të ardhmen. Çdo organizatë e shëndetshme ofron stimuj ose plane promovimi.

Lënia e punës kur shkakton probleme personale

Përkeqësimi i jetës personale për shkak të punës është një shenjë se gjërat nuk po shkojnë mirë. Shumë herë zbulohet në aspekte fizike, si shëndeti apo pamja e jashtme. Stresi i vazhdueshëm i punës e bën shqetësimin fizik më të shpeshtë dhe mund të reflektohet në kujdesin për veten.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top