Këshilla & Arsye

August 19, 2017 | 8:00

Larja e duarve ul me 40% mundësinë e infektimit

Që fëmijë, na është përsëritur shumë herë nga prindërit  ” Lani duart! “. Është një veprim i thjeshtë, pothuajse i parëndësishëm, por shumë i rëndësishëm në nivelin e parandalimit. Larja e duarve mban larg nga trupi viruset dhe bakteret, kur ne i lajnë duart në mënyrën duhur, për aq kohë sa është e nevojshme dhe pa u nxituar.

1

Sot, ekziston edhe Dita Ndërkombëtare për higjienën e duarve (5 maj), me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e madhe të higjienës e dorës.

Larja e duarve është e rëndësishme për të gjithë, që nga fëmijëria. Larja si duhet e duarve, në fakt, ul me 40% mundësinë e infektimit.

Kur ju keni nevojë të lani duart?

-Para se të prekni ushqimin, para gatimit dhe, sigurisht, përpara se të hani

-Ju duhet të lani menjëherë duart pas qëndrimit në vende publike (bare, mjete transporti…)

-Gjithmonë para dhe pas përdorimit të tualetit

– Para se të prekni sytë tuaj (për të vënë lente kontakti apo make-up, për shembull)

-Ose, përsëri, ju keni nevojë të lani duart tuaja para dhe pas ndryshimit të pelenës për fëmijë

-Së fundi, është e rëndësishme të mbani mend se edhe pasi të prekni kafshët shtëpiake, ju gjithmonë duhet të lani duart tuaja.

Sapuni

Një shpëlarje e shpejtë e duarve me ujë nuk dihmon në eleminimin e mikrobeve dhe baktereve. Duhet patjetër që të përdorni sapunin.

Nëse jeni jashtë shtëpisë, duhet të mbani në dorë xhel apo solucionet alkoolike, antibakteriale.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top