FB

November 9, 2021 | 8:55

Lëkura nuk del kurrë nga moda

Lëkura është një nga ato materiale që nuk del asnjëherë nga moda. Tendencat ndryshojnë çdo stinë, dizenjot me lule e fantazi ndryshojnë, por lëkura asnjëherë. Sigurisht, ka pasur edhe stinë ku nuk ishte edhe aq e përdorshme dhe disa të tjera kur ishte në top tendencat, por sot, pa dyshim është më e pranishme se kurrë në gardërobën e të gjithëve.

capture

E kombinuar në mënyrën e duhur, lëkura jo vetëm është seksi, por mund të jetë edhe klas dhe ekstremisht chic: xhaketa, funde, pantallona dhe nëse e kombinoni me aksesorët e duhur dhe me veshje të tjera, mund t’i dhurojë çdo femre karakter dhe personalitet. Nuk ka një moshë të caktuar për të veshur rrobat e lëkurës. Ato mund t’i përdorin si adoleshentet, ashtu edhe femrat në moshë, të cilat mund të guxojnë dhe të ndihen në modë.

Dimri i këtij viti e sugjeron lëkurën në një shumëllojshmëri veshjesh dhe jo domosdoshmërisht vetëm në ngjyrë të zezë. Në të vërtetë, gama e ngjyrave të këtij materiali është shumë e madhe dhe janë pikërisht tonalitetet e ndryshme që mund të kontrastojnë veshjet dhe krijojnë një kombinim të përsosur: një look ekstremisht trendi në ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë, vishnje, kafe, jeshil…

capture2 capture3

Dhe jo domosdoshmërisht duhet të vishni një ngjyrë të vetme, e bukura qëndron edhe të argëtoheni dhe të ngjyroseni me tonalitete kontrast, që nxjerrin edhe më shumë në pah efektin e lëkurës.

Duke qenë se lëkura do të jetë një material shumë i përhapur këtë vit, do ta shohim në pardesy, xhupa, funde, pantallona, në aksesorë të ndryshëm. Është e përsosur si për veshjet serioze ashtu dhe për më të rinjtë. Pak rëndësi ka sesi do ta vishni lëkurën, ajo që nuk duhet të harroni është gjithmonë vetëm një: less is more!

capture1

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top