Mirëqenie

April 2, 2018 | 8:39

“Lëngu i Jetës”, që ju mbron nga gjithçka

Lëngu i kokosit, quajtur ndryshe si ‘Lëngu i Jetës’, ka vlera tepër ushqyese dhe ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Shumë studime kanë treguar se ai vepron si antioksidant i fuqishëm, anti-inflamator, antibakterial, dhe si agjent antiviral, duke ndihmuar në trajtimin e kushteve shëndetësore të ndryshme.

Lëngu i kokosit është i mbushur me sheqerna, vitamina, minerale dhe aminoacide. Përfitimet e tij shëndetësore, të tilla si ulja e presionit të lartë të gjakut, i atribuohet këtyre vlerave ushqyesve.

Arsyet pse uji apo lëngu i kokosit duhet përdorur sa më parë nga ju:

  1. Zvogëlon presionin e gjakut

Uji i kokosit punon si zgjidhje e mahnitshme natyrore për uljen e presionit të gjaku, tek njerëzit me hipertension. Konsumi i rregullt i ujit të kokosit do të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të presionit të gjakut në kontroll.

  1. Ndihmon të sëmurët me diabet

Duke qenë të mbushur me elektrolit dhe kalium, uji i kokosit është i nevojshëm nga diabetikët, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak, në kontroll.

  1. Shëndeti kardiovaskular

Lëngu i kokosit mundëson shëndetin kardiovaskular në nivele optimale. Ai gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.

  1. Ndihmon për të humbur peshë

Ajo që e bën lëngun e kokosit efektiv në nxitjen e humbjes së peshës është përmbajtja e lartë e elektrolitës. Është gjithashtu një pije izotonike natyrore, e cila ndihmon në nxitjen e metabolizmit.

  1. Rrit imunitetin

Uji i kokosit është i mbushur me acid lauric, i cili rrit imunitetin dhe ndihmon në luftimin e infeksionit.

  1. Forcon kockat

Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të kalciumit, uji i kokosit ndihmon në forcimin e eshtrave, muskujve dhe indeve.

  1. Përmirëson tretjen

Enzimat Bioaktive të kokosit nxisin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen.

  1. Anti-plakje

Citokinat e pranishme në ujin e kokosit veprojnë si një masë parandaluese kundër plakjes dhe kancerit. Antioksidanti i tij mbron trupin nga toksinat dhe kimikatet e dëmshme, të cilat në anën tjetër e mbajnë lëkurën të gjallë dhe të qetë.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top