Krah medikamenteve dhe recetave të përshkruara nga mjekët, ekzistojnë forma të tjera alternative kurative për probleme të ndryshme shëndetësore.
Rregullimi i regjimit shëndetësor, lëngjet apo çajet e ndryshëm kanë efekte shëruese në organizëm dhe gjithmonë e më shumë njerëzit po afrohen drejt metodave natyrale.
Një ndër to është pirja e lëngut të kockave dhe më poshtë do t’iu listojmë përfitimet dhe vlerat e paçmueshme të tij.
Një gotë lëng kockash përmban 10 gram proteina ndër të cilat më i rëndësishmi, kolagjeni.
Veç të tjerave, lëngu i kockave përmban 2 aminoacide bazë për ndërtimin e indit lidhor, pa to, trupi ynë do te “thërrmohej”. Ndër të tjera ai përmban gjithçka i duhet kockave tona, rruazave te gjakut, lëkurës dhe flokëve. Lëngu i kockave është mjaft i ushqyeshëm për fëmijët e vegjël për të forcuar aparatin e tyre tretës, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.
Por kujdes, sipas nutricionistes Blerina Bombaj këto veti i përmban vetëm lëngu i mishit të bagëtive të rritura në mënyrë natyrale në kullota të pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithëra dhe bimë me pesticide përmban vetëm kimikate!
Burimi / http://www.gazetadita.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.