Leonard Bombaj regjisor, producent i telefilmit më të ri në Vizion Plus, “Fresk Fare”
Ai e ka shprehur mjaft qartë në librin e tij. Përndryshe nuk do të mund të gjente paqe me veten. E shkroi brenda pak ditëve romanin e parë, përmes të cilit falte me plot imagjinatë dhe bindje ata që në realitet e bënë protagonist të një ngjarjeje të padenjë. Regjisori dhe krijuesi i shkollës “Sirea Film”, Leonard Bombaj, njëkohësisht ideator i programeve të ndryshme artistike, përdori fuqinë e faljes si një nga vlerat e rralla përballë mosmirënjohjes, në librin e tij “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të Zbathur”. Pas kaq kohe, ku ai u shpall i pafajshëm, në historinë që padrejtësisht sipas gjykatës ish akuzuar nga një reper, Bombaj rrëfen se përfytyrimi i tij për faljen diktohet nga jeta që bën. Sipas tij, “kush ka imagjinatë, fal më lehtë. Kurrë nuk do t’i falja vetes privilegjin e një servili të dhjamur. Më mirë një lider i uritur. Ndërsa jeta më mësoi sekretin e faljes. Falja furnizohet nga përfytyrimi i së ardhmes”.
Botuar në revistën Psikologjia, nr.66
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.