Leshterikët e detit, ushqime kaq të nënvlerësuara.
Keni dëgjuar që thuhet ‘afër detit, afër mbretit’, kurse unë them ‘afër detit, afër shëndetit’. Jo më kot. Prania e lartë e jodit në këta leshterikë është një veçori që nuk gjendet shpesh në ushqimet ‘jashtëujore’.
Jo vetëm jod, por edhe proteina pafund, fibër dhe sodium alginate (substancë e fuqishme detoksi). Shumë nutricionistë , por edhe mjekët rekomandojnë të gjithë ata që vuajnë nga hipotiroidizmi (mungesë jodi në tiroide), të përdorin ushqime me bazë jodi, që vijnë nga deti.
Jo vetëm kaq, por duhet bërë kujdes që të konsumoni leshterikë deti të detoksikuar (ose suplemente të tilla që shiten në farmaci) nga burime të sigurta, pasi mund të jenë të kontaminuara me mërkur (duke qenë se kanë afinitet për të mbledhur metalet e rënda).
Pranoni detin të ndihmojë tiroidet tuaja!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.