FB

October 9, 2023 | 8:51

Leximi i përrallave, një terapi efektive për fëmijët dhe prindërit

Nga Anila Kruti, poete

 

 

Duke qenë se fëmijët tanë tashmë janë dhënë pas teknologjisë dhe bota virtuale i ka lidhur me heronj të lojërave të internetit, edukatorët, psikologët dhe specialistët sugjerojnë leximin e librave, njohjen me personazhet, aventurat, fantazinë dhe përshkrimet e bukura.

l-2

Përrallat janë në dukje të thjeshta, por në brendësi kanë filozofinë e karaktereve njerëzore. Andaj është e rëndësishme që në fëmijërinë e hershme, para se fëmijët tuaj të flenë, lexojuni përralla, sepse kanë efekte magjike për të dyja palët, por veçanërisht për fëmijët:

-Qetëson fëmijët pas një dite të lodhshme

-Redukton ankthin

-Bëjnë gjumë më cilësor

-Nxisin fantazinë dhe pasurojnë botën e tyre shpirtërore

-Shprehen më bukur

-I bëjnë fëmijë më bujarë dhe më të sjellshëm

-Nxisin krijimtarinë artistike

Nga ana tjetër edhe prindërit kanë përfitimet gjatë leximit të përrallave sepse:

-Ndihen më mirë me leximin dhe bashkëveprimin me fëmijët e tyre

-Ndihen më të afërt shpirtërisht

-Ndajnë kohë cilësore me fëmijët

-Tregojnë që janë prindër të përkushtuar dhe të mirë

-I afrojnë më shumë me librin

-Ndihmojnë në formimin e një fëmije human dhe  orientues

l-1

Ndihmojini fëmijët të marrin mesazhe domethënëse për rritjen dhe personalitetin e tyre!

Të dashur prindër, kur t’u lexoni fëmijëve tuaj përralla, lexoni me zë të ëmbël. Ndryshoni zërin sipas karaktereve dhe personazheve. Bëni pasthirrma të shkurtra sepse nxisin të qeshurën. Edhe nëse papritur fēmijën tuaj e zë gjumi, mos e ndërprisni leximin. Leximi deri në fund është si muzika që e çon në ëndërrime të bukura.

Dhe mos harroni të lexoni edhe autorët shqiptarë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top