Këshilla & Arsye

December 7, 2016 | 13:45

Libri / “Dëshmitar kam Zotin”, propaganda që po ndikon drejtpërsëdrejti në jetët e njerëzve

“Dëshmitar kam Zotin”është një vështrim ironik mbi sëmundjet e mëdha të shekullit XXI. Ky roman është monologu kaotik dhe qesharak i një antiheroi, një burri në moshë të mesme, i cili ka humbur punën dhe ka probleme shëndetësore. Thellësisht fetar, emocionalisht i papjekur dhe naiv, Krisovalandi e mendon veten pre të punëdhënësve të ligj, femrave të pacipa dhe mizorisë së vetë familjes së tij. Ai është si një lëmsh i madh kundërshtish, një mizogjin që adhuron femrat, një krijesë e ndrojtur që i ka zët të huajt, një çunak i llastuar që kërkon të bëhet burrë dhe një hero tragjik me një ndjenjë të hollë humori. Mentaliteti i tij i ndrydhur e paragjykues, bëhet pasqyra e deformuar dhe deformuese e një shoqërie të egër dhe cinike që, me gjithë tolerancën dhe pasurinë sipërfaqësore, po mbytet në dekadencë, intolerancë dhe racizëm.

pegiEmigrantët shqiptarë në Greqi janë një ndër strumbullarët kryesorë të ksenofobisë të pandërgjegjshme të Krisovalandit; zëri i tij hedh një dritë të zbehtë mbi pasigurinë dhe frikën që ka pështjelluar një pjesë të kombit fqinj, por edhe të kombeve të tjera. Koha jonë po bëhet dëshmitare e një vale të re ekstremizmash ideologjikë, të cilët, të mbështetur nga padija, dogma apo propaganda, po ndikojnë gjithmonë e më shumë jo vetëm diskursin politik, por drejtpërsëdrejti në jetët e njerëzve.

Ky roman nxjerr në pah, me një ironi të hollë, por edhe me dhembshuri, origjinën e këtij mentaliteti të ri e megjithatë tepër të plakur, i cili po gërryen nga brenda themelet ideologjike të shoqërive perëndimore.

Si një nga librat më të vlerësuar në Greqi, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, libri i Makis Citas, “Dëshmitar kam Zotin”, është një portret gazmor dhe ngacmues i sëmundjeve dhe kontradiktave të shoqërisë moderne.

Kritika

“Një libër shumë i rëndësishëm, një roman i madh… që do të kthehet në klasik.” – Kathimerini, 2015

“Një libër tejet gazmor, teknikisht i përkryer, me një fabul që s’ka të sharë.” – Frear Magazine, 2013

“Një nga romanet më të mira që është botuar në Greqi.” – People Magazine, 2013

Autori

makis-citasMakis Citas (l971) është shkrimtar grek, autor i një romani, një përmbledhjeje me tregime dhe i disa librave për fëmijë. Romani i tij i parë, “Dëshmitar kam Zotin”, u botua në 2013 dhe fitoi Çmimin Europian për Letërsinë. Vepra e tij është përkthyer në disa gjuhë të botës.

 

Titulli: Dëshmitar kam Zotin

Autori: Makis Citas

Shqipëroi: Romeo Çollaku

Gjinia: Roman

Shtëpia Botuese PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top