Libri është i pa zëvëndësueshëm. Pa librin nuk do të kishim memorje dhe shkencë. Është libri që krijoi dhe smartfonët e komputerat. Po të mos kishim shkruar, lexuar dhe prekur libra nuk do të kishim arritur deri këtu, dhe po harruam librin do të dëmtojmë trurin, mendjen dhe veten tonë.
Nga Lira Gjika, pediatre
Libri vendos mendjen tonë në punë. Lëviz fantazinë, imagjinatën dhe fuqizon vullnetin tonë. E bën dyshimin të verifikojë ato që dimë dhe si t’i vëmë në përdorim. A i kemi të sakta apo duhet më shumë punë?
Në libër nuk ka asgjë të gatshme, ai nxit mendjen e gjithsecilit që të pasurojë mendimin personal dhe të shtojë fjalorin, që më pas e bën mendjen të kalojë nga një nivel i caktuar në një nivel më të avancuar. “Libri është mitra e qytetërimit tonë” thotë Borges prandaj prindër lexojini fëmijës tuaj dhe ju mësues nxiteni fëmijën të lexojë. Fëmijët deri në moshën 10 vjeç duhet të lexojnë libër, minimum 20 minuta në ditë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.