Këshilla & Arsye

April 29, 2016 | 19:15

Libri / Me syrin e një klouni

me-syrin-e-nje-klouni-heinrich-bollHans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit. Klouni kthehet në qytetin amtar, Bon, pa asnjë të ardhur, i vetmuar dhe i dëshpëruar. U shpall luftë këtu gjithë personazheve shtinjakë rrotull tij, të cilët ia mohojnë lirinë e dashurisë dhe të krijimit. Mungesa e Maries i është kthyer në një vuajtje gati-gati fizike. Përmes armës së tij kryesore, telefonit, zbulon karakteret e personazheve përreth vetes dhe i vë para fytyrës pasqyrën një shoqërie që është shumë më tepër se Gjermania e viteve ’60.

 

Koment nga Ardian Klosi

“Me syrin e një klouni” është një nga romanet e mëdha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve ’60. Është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur. Njëkohësisht përballja me hipokrizinë e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në shoqërinë e sotme predikojnë moralin e krishterë dhe tolerancën, pa i ushtruar dot vetë këto. Ishte i kuptueshëm suksesi i këtij libri në vitin 1984. Sot ai vjen i plotë me të gjitha pjesët e censuruara në atë kohë.

Heinrich Böll (1917-1985) është ndër shkrimtarët kryesor të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Lindi dhe u rrit në Këln. Ishte 6 vjet ushtar dhe pas lufte punoi si ndihmës në një librari. Iu kushtua shpejt krijimtarisë. Ishte një nga themeluesit e Grupit ’47, i cili bashkoi autorët më të rëndësishëm të letërsisë së re gjermane, që fillonte nga e ashtuquajtura orë zero. Pas një numri romanesh e tregimesh, në vitet ’60 e deri në vdekje fitoi autoritetin e “instancës morale të kombit”. Një nga frymëzuesit e lëvizjes ambientaliste në Gjermani. Më 1972 mori çmimin Nobel për letërsinë. Veç “Me syrin e një klouni” përmendim, ndër romanet më të njohura të tij, “Ku ishte ti, Adam?”, “Dhe nuk tha asnjë fjalë”, “Portret grupi me zonjë”, “Nderi i humbur i Katerina Blumit” etj.

 

Titulli: Me syrin e një klouni

Autor: Heinrich Böll

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Ardian Klosi

Shtëpia botuese: Fjala Publishing

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top