Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vetvete ai e di se është një fëmijë i zakonshëm, por, edhe pas 27 ndërhyrjeve kirurgjikale, kur të tjerët e shohin për herë të parë, ata janë të detyruar të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton. “Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, thotë ai që në faqet e para të librit. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që ai është njësoj si ata, përtej pamjes së jashtme?
Titulli: Mrekullia
Autori: R.J. Palacio
Shqipëroi: Ilir Baçi
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese PEGI
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.