Kandidati i Blushit, një kandidat jo si gjithë të tjerët. Një kandidat që e bashkoi elektoratin pavarësisht bindjeve dhe që i dha titullin lexues. Një kandidat që fushatën e tij për kryetar Bashkie e ka shtrirë në të gjithë vendin, madje dhe në Kosovë. Në libër vizatohet me fantazi, cinizëm dhe me stil Shqipëria politike dhe mediatike e ditëve të sotme. Ngjarjet zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve.
Personazhi kryesor, ndonëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Ai quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit. Emri ngjan shumë me atë të Qazim Sejdinit, që rifitoi Bashkinë e Elbasanit, ku Blushi është deputet. Në libër, lexuesit mund të gjejnë edhe ngjashmëri të tjera, ndërsa pritet që ai të shkaktojë jo vetëm interes, por edhe debat.
Titulli: Kandidati
Autori: Ben Blushi
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese UET Press
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.