Këshilla & Arsye

June 29, 2016 | 10:41

Libri/Pandershmëria- Si t’i gënjejmë të gjithë, sidomos veten tonë

1Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm.

Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët.

 

Koment nga Time.com

Ndër të tjera, libri zbulon me shumë finesë, mënyrat se si mashtrojmë dhe përsëri vazhdojmë ta konsiderojmë veten të ndershëm.

 

Titulli: Pandershmëria

Autori: Dan Ariely

Gjinia: Psikologji

Shqipëroi: Dorjana Daka

Shtëpia botuese: PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top