Këshilla & Arsye

January 7, 2016 | 9:09

Libri/Turbulencat e postmodernitetit shqiptar

1Libri është një studim dhe analizë e zgjeruar sociologjike e veçorive të kalimit të vrullshëm të shoqërisë shqiptare nga formati tradicional në atë postmodern dhe turbulencat që ka sjellë ky ndryshim i madh dhe i përshpejtuar në të gjitha dimensionet dhe aspektet e jetës tonë sociale dhe individuale.

…Duke arsyetuar për familjen rolin dhe statusin e saj social nuk mund të jemi konservatorë, as të ngulim “këmbët në ajër” duke qenë nostalgjikë për vlerat e familjes tradicionale shqiptare. Pa mohuar trashëgiminë pozitive, por dhe pa analizuar natyrën konservatore jo demokratike të familjes shqiptare, ne duhet të mendojmë e të sillemi ndryshe me të. Sepse është koha ajo që imponon nevojën e ndryshimeve në tipologjinë, strukturën, funksionet dhe lidhjet tradicionale të familjes tonë.

Natyrisht vorbulla globale e postmodernitetit është shumë e fortë, e papërballueshme nga skemat e strukturës dhe funksioneve të familjes konservatore e tradicionale. Ndikimet e saj janë radikale. Kjo është arsyeja kryesore që të gjithë jemi të shqetësuar për masën dhe shpejtësinë me të cilin po ndodhin këto ndryshime, të cilat sjellin kokëçarje e marramendje konceptuale në shoqëri dhe te njerëzit tanë, të cilët kanë të drejtë të jenë të shqetësuar për ritmin me të cilin familja po braktis lidhjet tradicionale të jetës intime, zakonet, lidhjet e vjetra të gjakut dhe farefisnisë.

Unë jam dakord me idenë që ne nuk mund të ecim në rrugën postmoderne, duke mbivlerësuar dhe shenjtëruar pa sens mase familjen si strukturë, duke ekzagjeruar rolet sociale brenda saj, as duke e konsideruar qëndrueshmërinë e strukturës klasike të saj, përtej nevojave të zhvillimit dhe dinamikës së jetës postmoderne. Idealizimi i familjes si strukturë dhe funksione duke e krahasuar apo ca më keq, duke kërkuar që ajo të ngjajë me tipologjinë e familjes shqiptare të kohës së shkuar, do të ishte një aksion pengues për të dhe individët e saj, do të ishte një mendim dhe koncept konservator, që do të pengonte vendosjen e shoqërisë në parametrat e postmodernitetit, ndërtimin e saj në përputhje me standardet e qytetërimit aktual.

Titulli: Turbulencat e postmodernitetit shqiptar

Autor: Gëzim Tushi/Sociolog

Gjinia: Studim e analizë sociologjike

Shtëpia Botuese: ALSAR

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top