Dëshmi

May 24, 2018 | 11:41

Lider shpirtëror, njihet si nëna që ka përqafuar mbi 32 milionë njerëz

“Shpesh ajo për të cilën kemi nevojë është një përqafim”, ka thënë Kanye West, në Twitter në 21 Maj. Por ai nuk i referohej ndonjë gjesti. Menjëherë pas kësaj ai shtoi foton e Amma Mata, “nëna Mata”, një lidere shpirtërore indiane që udhëton në botë për të dhënë përqafime. Është vlerësuar se mbi 32 milionë njerëz janë përqafuar nga ajo. Nga një fshat i vogël në Kerala, në fjalimet e OKB-së, Mata njihet nga të gjithë ata që e ndjekin si “nëna që përqafon”.

Si filloi misioni: Sipas faqes italiane të OJQ-së së saj, “Përqafimi i Botës”, Mata Amritanandamayi u lind në vitin 1953 në një familje të varfër peshkatarësh. Në fëmijëri ishte përgjegjëse për grumbullimin e mbetjeve ushqimore nga fshati, për të ushqyer disa kafshë që kishin në pronësi. Në këtë mënyrë ajo e dinte varfërinë dhe vuajtjen në të cilën jetonin shumë njerëz në Indi.

Ajo u përpoq të sillte diçka për të ngrënë, ose disa rroba, por mbi të gjitha komoditetin e një përqafimi. Një ide që fillimisht nuk i pëlqeu prindërve të saj: në të vërtetë nuk shihej me sy të mirë fakti që një vajzë të kontaktonte me këdo, burra dhe gra.

Nëna që përqafon: Që nga ai moment, Mata do të fillonte ta çonte ngushëllimin e saj kudo ku ishte i nevojshëm. Së pari në vendin e saj, pastaj në mbarë botën. Nga Australia në Zvicër, nga Kenia në Sri Lanka. Deri më tani është vlerësuar se ka përqafuar mbi 32 milionë njerëz. Gjatë një takimi në Australi, në vitin 2012, ajo priti 40,000 besimtarë në 20 orë, pa pushuar fare.

Ku ka dashuri të vërtetë, gjithçka ndodh pa mundim“, komentoi ajo. Në Indi shihet tashmë si një rimishërim i hyjnores, aq shumë saqë e quajnë Mahatma, “shpirt i madh”, ashtu si Gandi. Por ajo preferon të përfaqësojë amësinë dhe të njihet si “nëna përqafuese”.

Përvetësimi i Botës: Rreth tridhjetë vjet më parë, Mata themeloi një organizatë joqeveritare për të sjellë mesazhin e tyre për të gjithë. Ajo quhet “Përqafimi i Botës”, por nuk kufizohet vetëm në përqafime. Ajo siguron kujdes mjekësor falas për ata që nuk mund t’i përballojnë ato, strehim për të pastrehët dhe ofron ndihmë edhe në rastet e fatkeqësive natyrore, siç janë gjatë uraganeve në Shtetet e Bashkuara.

Ajo gjithashtu promovon shkrim-leximin dhe të drejtat e grave: “Ëndrra ime është një botë ku burrat dhe gratë përparojnë së bashku dhe ku kanë vlerë të barabartë, si dy krahët e një zogu“, shkruan faqja zyrtare. Amma Mata u ftua gjithashtu të jepte disa fjalime në Kombet e Bashkuara:

“Mesazhi im për botën është paqja, dashuria dhe dhembshuria, ato janë koncepte universale, si mjalti, ju mund të hani mjaltë kudo dhe është gjithmonë i ëmbël”.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tgcom24.mediaset.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com