FB

November 25, 2025 | 13:00

Lidhja e habitshme midis zërit tuaj të brendshëm dhe rrahjeve të zemrës

Një studim i ri ka zbuluar se të folurit në heshtje me veten në një mënyrë emocionale – qoftë pozitivisht apo negativisht – mund të shkaktojë një rritje të rrahjeve të zemrës, edhe në mungesë të lëvizjes fizike.

degjoje-zemren

Studimi i botuar në Psychophysiology tregoi ndër të tjera se, për dekada të tëra, psikologët e kanë ditur se të folurit e brendshëm, që është dialogu i heshtur që individët kanë me veten, është një aktivitet i zakonshëm njohës.

Dialogu i brendshëm luan një rol në rregullimin e vëmendjes, motivimit dhe emocioneve. Megjithatë, janë kryer kërkime të kufizuara nëse ky zë i brendshëm mund të ndikojë drejtpërdrejt në fiziologjinë e trupit tonë.

Të udhëhequr nga Mikkel Wallentin, studiues nga Universiteti Aarhus në Danimarkë nisën të eksploronin këtë lidhje dhe të hetonin se si të folurit e brendshëm emocional mund të ndikonte në rrahjet e zemrës krahasuar me të folurit jo-emocional, si dhe rezultatet e të folurit pozitiv krahasuar me atë negativ.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top