FB

August 23, 2021 | 8:27

Lidhja me natyrën ju bën të lumtur, mesazhet që ju bëjnë të ndiheni të tillë

 

Kur hyni në një pyll, mbani mend se ka një mori krijesash në atë vend që vijnë e shkojnë, të angazhuar në aktivitete të ndryshme dhe se ato krijesa ju shohin. Mundohuni të lidheni me ta, edhe duke folur me ta, për të treguar se e vlerësoni punën e tyre.

1Afrojuni një lisi, një bredhi … Vendoseni dorën në trungun e tij dhe thuajini asaj peme: “Sa e bukur që je! Sa e fortë që je! Më jep pak nga qëndrueshmëria dhe rezistenca jote … Dhe gjithashtu do të të ngarkojë me një mesazh për të gjitha pemët e tjera në pyll. Thuaju që janë të mrekullueshme dhe se i do. Përshëndeteni secilën prej tyre, dërgoju puthjen tënde”, dhe më pas putheni pemën. Subjektet që banojnë në të, do të nxitojnë për të përcjellë dashurinë tuaj në të gjithë pyllin dhe ndërsa vazhdoni rrugën tuaj, njësitë e tjera që kanë marrë mesazhin tuaj do të dalin nga pemët për t’ju përshëndetur, duke kërcyer ndërsa kaloni. Kur të ktheheni në shtëpinë tuaj, do të jeni të lumtur, sikur të keni takuar miq.

 

* Omraam Mikhaël Aïvanhov, filozof, pedagog, mistik dhe ezotericist bullgar

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top