Njerëzit që flenë pesë orë ose më pak gjatë natës janë 21% më të prirur të konsumojnë pije të dëmshme, në krahasim me ata që flenë shtatë orë ose më shumë
Një studim i kryer nga Universiteti i San Franciskos arriti në këto përfundime, pasi analizoi një kampion prej më shumë se 18.000 të rriturish.
Konsumi i pijeve energjike mund të çojë në probleme shëndetësore, të tilla si obeziteti dhe diabeti i tipit 2.
Sipas studimit, 21% e njerëzve të cilët raportuan se kishin fjetur pesë orë ose më pak gjatë natës ishin më të prirur për të konsumuar pije me sheqer, të pasura me kafeinë apo të gazuara, në krahasim me ata të cilët raportuan se kishin fjetur shtatë orë gjumë apo më shumë.
Ndërsa, ata që flinin mesatarisht gjashtë orë në natë, kanë konsumuar 11% më shumë pije të pasura me sheqer dhe kafeinë.
Nga ana tjetër, mungesa e orëve të gjumit është e lidhur me rrezikune lartë të çrregullimeve metabolike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.