Studim

June 13, 2018 | 14:55

Lidhja midis pamjes fizike dhe autizmit

Djemtë me autizëm lindin me gjatësi dhe peshë më të vogël sesa bebet mesatare, por bëhen më të mëdhenj se shokët e tyre në moshën trevjeçare.

Të paktën këtë e thotë një studim i ri i publikuar në ‘Autism Research’, i cili sugjeron se ekziston një lidhje mes autizmit dhe rritjes së shpejtë skeletike.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë krahasuar të dhënat e 134 djemve me autizëm dhe të 74 djemve pa autizëm. Ata i kanë analizuar gjërat si pesha, gjatësia, madhësia e kokës, etj.

Kështu ata zbuluan se kryesisht djemtë me autizëm lindin me madhësi më të vogël të kokës sesa të atyre që s’kanë autizëm.

Por, interesantja është se në moshën tre vjeçare, fëmijët e lindur me autizëm fillojnë të bëhen më të mëdhenj sesa fëmijët pa autizëm.

Hulumtuesit nuk e dinë se përse ndodh kjo, ndonëse sugjerojnë se mund të jetë një mos balancim i rritjes së hormoneve.

 

Burimi / telegrafi.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com