FB

March 5, 2024 | 6:10

“Life is strange” për Freskim Rama, konkurrentin shqiptar në American Idol, që fitoi shansin për t’u bërë pjesë e spektaklit në Hollivud

“Life is strange” – Jeta është e çuditshme, shkruan në një nga postimet e tij në rrjetet sociale Kim, urboykim i prezantuar kështu me emrin e artit në konkursin American Idol. Dhe kjo do të thotë shumë për dikë që sfidat e jetës e bëjnë të përshkojë një dinamikë diku të fortë e të ashpër, e diku në një ekstrem diellor mes yjesh e galaktikash fatsjellëse.

screenshot_20240304_182447_instagram
I tillë ka qenë ky udhëtim jetësor për Freskim Rama, 25-vjeçarin nga Kosova i cili arriti të kapërcejë sfidën e radhës, duke u bërë një nga yjet në garën muzikore të American Idol në Hollivud.

screenshot_20240304_182531_instagram

Kush është Kimi Robinson, konkurrenti i American Idol që fitoi një biletë të artë pasi u largua nga juria me sy të përlotur nga një performancë emocionale? 
Kimi Robinson apo Freskim Rama emigroi gjashtë vjet më parë në Amerikë nga Kosova, për të përmbushur ëndrrën e tij si garues në American Idol. Edhe pse nuk e ka parë familjen prej kaq vjetësh, ka qenë gjithmonë ëndrra e tij që të bëhej pjesë e këtij spektakli. Ai iu tha anëtarëve të jurisë, Katy Perry, Lionel Ritchie dhe Luke Bryan se e shihte këtë emision që kur ishte fëmijë rregullisht me nënën e tij. “Unë dhe ajo e shikonim American Idol çdo ditë. Nëna ime kishte një zë të bukur kur ishte e re dhe të gjithë më thonë që këndoj njësoj si ajo”.
screenshot_20240304_182514_instagram

Fatkeqësisht, kur Kimi u rrit mjaftueshëm, nëna e tij nuk ishte në gjendje të këndonte më. Kimi ka lindur gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-99. Gjatë luftës, nëna e tij pësoi shumë trauma dhe kur ai ishte vetëm 2 vjeç, ajo u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe PTSD dhe kërkoi kujdes të vazhdueshëm.
“Unë e ushqeja atë çdo mëngjes. E ndihmoja të ngrihej dhe të vishte rrobat e saj. Ishte shumë e vështirë, por pjesa më e vështirë ishte ta shihja duke qarë. Ajo qante mbi supet e mia. Mamaja ime futet në një vend shumë të errët ku ndonjëherë nuk dëshiron të flasë me askënd,” thotë ai. Më pas Freskimi tregoi se si donte t’i sillte pak lumturi nënës së tij përmes këngës që do të këndonte në American Idol.

screenshot_20240304_182505_instagram
“Dua ta bëj për mamanë time sepse ajo nuk ishte në gjendje ta bënte, kështu që dua ta bëj për të dy ne”, tha ai.
Performanca e Kimit filloi me  “Heal” nga Tom Odell, për të vijuar me “Adele’s Love in the Dark”, gjë që gjithashtu nuk i la shumë përshtypje jurisë.
Katy Perry e pyeti Kimin: “A do të mund të këndosh për mamin tënd?” Shansi i tretë me këngën “Kosova, nëna ime” në prani edhe të nënës live në videocall, i emocionoi të gjithë, duke mundësuar dhe fitoren e Kim për në garën e madhe në Hollivud. Dhe Kimi tha: “Unë jam shumë krenar për vendin nga vij sepse kaluam ferr, veçanërisht mami dhe babai im.”

screenshot_20240304_182556_instagram

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top