FB

August 5, 2021 | 8:45

Ligji i pasqyrës / Plagët emocionale që çojnë në prishjen e një marrëdhënieje

I pari që foli për të ishte Jacques Lacan i cili bëri një pjesë të ligjit të pasqyrës për të shpjeguar pavetëdijen tonë. Sipas autorit, ndërtimi i identitetit tonë personal bëhet përmes imazhit të vetes që shohim tek të tjerët. Prandaj u quajt, teoria e pasqyrës, pasi ajo shpjegon në thellësi sesi marrëdhënia me të tjerët formon identitetin tonë.

Lacan thotë se ndërsa vërejmë detaje të trupit tonë që nuk na pëlqejnë kur shikohemi në pasqyrë, kështu ndodh edhe me mënyrën si sillemi.

Ligji i pasqyrës thotë se atë që nuk na pëlqen te të tjerët, ne priremi ta eliminojmë, ose ta korrigjojmë në veten tonë

Duke parë më thellë teorinë e pasqyrës, ne shohim se si ajo ka ndikuar në të menduarit e disa psikologëve. Raúl Pérez thotë se “çdo figurë e bashkangjitur vepron si një pasqyrë, për mirë ose për keq, pasi mënyra se si të tjerët sillen ndaj nesh na jep informacion se kush jemi”.

Pastaj shtohet një reflektim shumë i rëndësishëm: “bashkimi me një partner varet, në një masë të madhe, nga imazhi që ai ose ajo jep për veten”. Prandaj duket ideja origjinale e Lacan -it në lidhje me rolin që i atribuohet teorisë së pasqyrës. Ne e formojmë veten sipas marrëdhënieve me të tjerët. Shumë e rëndësishme në këtë proces është mënyra në të cilën çdo person tenton të shohë dhe shërojë plagët e tij emocionale.

Ligji i pasqyrës thotë se kur shohim disa plagë emocionale te një person tjetër dhe veçanërisht tek partneri ynë, ne ndiejmë atë që duket se kemi përjetuar. Edhe nëse kjo nuk ka ndodhur vërtet, thjesht fakti i njohjes së dhimbjes na çon në sjellje të caktuara. Shpesh ato kanë për qëllim forcimin e marrëdhënies, por mund të ndodhë edhe e kundërta.

Frika nga situata ose gjendje të caktuara, të pasqyruara nga ligji i pasqyrës, mund të çojë në braktisjen e një marrëdhënieje. Nuk është vetëm një formë egoizmi, por mënyra e të ndjerit në marrëdhënie me të tjerët.

 

 

Burimi / https://giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top