FB

June 7, 2021 | 8:37

Likerët më të mirë të ëmbël për shijen dhe freskinë

Likeri është një pije e ëmbël alkoolike, e aromatizuar shpesh me fruta, bimë, erëza, lule, fara, rrënjë dhe bimë. Fjala liker vjen nga latinishtja dhe do të thotë “të tresësh”, në këtë pije mund të tresni ujin sheqerin, alkoolin e fortë, erëza, fruta dhe barishte të ndryshme. Likeri është një pije e distiluar alkoolike që mund të përgatitet me shije dhe aroma të ndryshme. Ka një shije të fortë dhe zakonisht ngjyra karakteristike që e bëjnë të dallojë nga llojet e tjera të pijeve alkoolike.

1

Më poshtë është një përzgjedhje e pijeve më të mira të ëmbla për shijet më të kërkuara. Kjo përzgjedhje i takon një kategorie pijesh, shpesh të konsideruara të nivelit të dytë, por gabim! Jo të gjithë i pëlqejnë shijet e forta dhe të hidhura të rakisë.

 

1.Liker nga qershi të zeza

2Liker i ëmbël i krijuar nga qershitë e zeza, të freskëta, që ndërthurin ëmbëlsinë e frutit pa të meta.

Për ta bërë likerin e qershisë në shtëpi, ju nevojitet:

400 g qershi

500 gr. sheqer pluhur

0.5 l ujë

0.5 l alkool 90°

2 lugë limon

Vendosini qershitë me fara dhe të lara në një tenxhere, mbulojini me ujë dhe ziejini. Shtojini sheqerin, limonin dhe sheqer vanilje.

Zieni përzierjen për 5-7 minuta.

Hiqeni nga nxehtësia dhe futeni në frigorifer.

Kulloni shurupin e trashë të kuq, përmes një site, duke fërkuar frutat.

Shtoni vodka në shurup, përzieni.

Zbrazeni pijen alkoolike në shishe qelqi me kapak metalik.

 

2.Liker nga luleshtrydhe pylli

3Liker edhe më i ëmbël se i pari, bërë nga luleshtrydhe të egra. Ky liker ka një përmbajtje alkooli prej 24%. Shërbehet i ftohtë në fund të një vakti për të shuar etjen tuaj. Në temperaturën e dhomës, megjithatë, është e shkëlqyeshme për pasurimin e akullores ose sallatës me fruta.

Për ta bërë likerin e luleshtrydheve në shtëpi, ju nevojitet:

400 gr. luleshtrydhe

0.25 l alkool

0.04 l ujë

450 gr. sheqer

0.03 l uthull e kuqe vere

1 shkop kanelle

Hidhni në një tenxhere sheqerin, uthullën dhe pak ujë, karamelizojini, shtoni pjesën tjetër të ujit dhe lërini të ziejnë për një minutë. Shtoni luleshtrydhet e prera dhe kanellën, përziejini dhe lërini të lëshojnë shijen për një ditë e gjysmë. Hiqni kanellën dhe luleshtrydhet, shtrydhini këto të fundit në mënyrë që të lëshojnë lëngun, shtoni alkoolin, përziejini dhe lërini të pushojnë në frigorifer për një ditë.

Filtroni likerin dhe hidheni në shishe.

 

3.Liker me shije çokollate

4Padyshim që ndër likerët më të mirë të ëmbël nuk mund të mungonte një liker çokollate. Është një krem i vërtetë, sepse ka një qëndrueshmëri pak më të trashë dhe më kremoze, me aromë çokollate. Me një përmbajtje të moderuar alkooli (17% vëllim), është kadife dhe me një shije unike, një përbërës i shkëlqyeshëm për kokteje të shijshëm, ëmbëlsira dhe mbushje.

Nëse ideja e një recete të bërë në shtëpi i bën të lumtur miqtë ja si ta përgatisni:

750 gr qumësht

250 gr sheqer

250 gr pana e freskët e lëngshme

150 gr alkool puro

100 gr kakao e hidhur

100 gr çokollatë fondente

Bashkoni qumështin dhe panën në një tenxhere. Shtoni sheqerin dhe vëreni përzierjen të nxehet. Shtoni dhe kakaon dhe filloni përzierjen menjëherë me rrahëse vezësh për të eliminuar formimin e gungëzave.

Vazhdoni përzierjen derisa masa të marrë valë. Lëreni të ziejë për 10 minuta duke e përzier me pas shtoni çokollatën e copëtuar.

Përziejeni me kujdes derisa të shkrihet, fikni sobën dhe lëreni të vaket. Në fund shtoni alkoolin dhe përzieni me kujdes dhe atë. Kullojeni përbërjen në një sitë të imët në mënyrë që të hiqni ndonjë gungëz që mund të jetë formuar. Kur të jetë ftohur transferojeni në një shishe të thatë. Mbylleni hermetikisht dhe lëreni 20-30 ditë para se ta konsumoni në mënyrë që shija e tij të jetë neutralizuar.

 

4.Liker me kafe

5Një liker i ëmbël shpesh i nënvlerësuar. Likeri me shije të ëmbël, por mbështjellëse do t’ju bëjë të dëshironi të pini një gotë tjetër. Për ta bërë në shtëpi ju nevojitet:

150 g kafe,

150 ml ujë,

300 g sheqer,

600 ml ujë të vluar,

150 ml raki,

një lugë cimet

Përgatitja

Sheqerin përziheni me 150 ml ujë dhe vlojeni për disa minuta. Kafen përziheni me ujë të vluar, dhe kullojeni në një garzë. Kafen e kulluar, rakinë, cimetin dhe shurupin e sheqerit ziejini edhe rreth 2-3 minuta që rakia të neutralizohet pak. Hiqeni nga kullimi dhe lëreni të ftohet dhe shërbejeni.

 

5.Liker me verë të kuqe dhe karafila

6Një tjetër lëng që do t’ju freskojë ditë e nxehta që pritet të vijnë, ndërsa është një ëmbëltues gjithashtu dhe energjik nëse pihet i ftohtë.

Përbërësit

750 ml verë e kuqe

1 kupë sheqer kaf

15-25 gonxhe të thara karafili (kjo varet nga sa e pëlqeni shijen dhe aromën e karafilit)

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe lëreni të nxehen, pa arritur pikën e vlimit. Lëreni në temperaturë të ulët në mesatare (gjithmonë pa arritur pikën e zierjes) për rreth 20-25 min.

Lëreni të ftohet plotësisht e më pas hiqni karafilat nga likeri. Vendoseni në shishe qelqi të pastra me mbyllje hermetike dhe ruajeni në frigorifer për 2-3 muaj.

 

6.Likeri me shegë

7Likeri me shegë dhe raki është një nga shijet më të mira të dimrit me të cilin mund të shoqëroni frutat apo ëmbëlsirat e ndryshme.

Përbërësit

700 gr shegë të qëruara

500 ml raki

500 gr sheqer

800 ml ujë

Përgatitja

Qëroni me kujdes shegët duke lënë në një enë vetëm kokrrat e pastra nga lëkura. Më pas hidhini kokrrat në një enë të thellë me kapak hermetik ose në një kavanoz të madh, po aty shtoni edhe rakinë. Mbylleni mirë në mënyrë që të mos futet ajri dhe lëreni të pushojë në një vend të freskët e të errët diku në kuzhinën tuaj. Duhet ta lini pa e hapur për 12 ditë radhazi dhe sigurohuni që ta tundni kavanozin të paktën një herë në ditë teksa prisni. Pasi të kenë kaluar ditët, hapeni kavanozin dhe kulloni lëngun e përfituar nga shegët dhe rakia. Ndërkohë vini një zjarr një tenxhere të thellë, shtoni aty ujin dhe  sheqerin në mënyrë që të përgatisni sherbetin. Përzieni vazhdimisht derisa sheqeri të shkrihet i gjithi  pa e lënë që të fillojë të ziejë. Në fund  kur sherbet të jetë ftohur, shtoni lëngun e shegës me rakinë që kulluat më parë dhe përzieni me anë të një luge druri. Hidheni në një shishe qelqi dhe mbylleni mirë për ta lënë pijen tuaj të pushojë edhe 20 ditë të tjera para se ta shërbeni.

 

7.Liker me nenexhik dhe mente

8Një pije gjithashtu e shijshme dhe ëmbëltuese. Që ta përgatisni në shtëpi ju nevojitet:

1 tufë e vogël nenexhik i freskët (dhiozmë)

1 tufë e vogël mente e freskët

1 litër vodka

500 gr sheqer

500 ml ujë

Lajmë erëzat dhe i vëmë mbi letër kuzhine. I vëmë ne vazo qelqi me mbyllje të mirë dhe hedhim sipër alkoolin. I lëmë të ngrijnë në frigorifer për 10 ditë. Vëmë ujin dhe sheqerin në tenxhere. I përziejmë që të shkrihet sheqeri dhe i ziejmë 5 minuta. Shtojmë shurupin tek alkooli, pasi është ftohur. E mbyllim përsëri vazon dhe e lëmë në frigorifer edhe 10 ditë. E kullojmë likerin me një letër kafe të palosur dysh ose me gazetë. E mbajmë në frigorifer dhe e shërbejmë gjithnjë të ftohtë.

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Mbledhur në WEB

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top