Kur flet për njerëzit që do më shumë në këtë jetë, siç janë për mua prindërit, është pak e sikletshme të mendosh qoftë edhe për rezerva apo pakënaqësi ndaj tyre. Prejardhja e thjeshtë e imja, dhe të pasurit e dy prindërve punëtorë, më bënte që të rrëmoja më shumë tek vlerat shpirtërore dhe tek ato cilësi që prindërit e mi synuan të më injektojnë përgjatë gjithë jetës.
Për Lili Cingun, të qenit e bija e një berberi dhe e një punëtoreje sezonale ishte thjesht një realitet që nuk e zgjodhi. Dikur, ende një fëmijë, tek shihte prindërit tek rraskapiteshin nga mëngjesi në darkë për të siguruar ato pak të ardhura financiare, arrinte të kuptonte sakrificën si dhe dëshirën për punë. Këto ishin mundësitë e tyre për kohën. Nuk i gjykoi. “Kur flet për njerëzit që do më shumë në këtë jetë, siç janë për mua prindërit, është pak e sikletshme të mendosh qoftë edhe për rezerva apo pakënaqësi ndaj tyre. Prejardhja e thjeshtë e imja, dhe të pasurit e dy prindërve punëtorë, më bënte që të rrëmoja më shumë tek vlerat shpirtërore, dhe tek ato cilësi që prindërit e mi synuan të më injektojnë përgjatë gjithë jetës. Tek e fundit, kaq ishin mundësitë e tyre… ndërsa mua më mbetej pjesa më e vështirë, ajo e të dalit zot vetes kudo dhe kurdo”, thotë kërcimtarja e njohur.
Asnjëherë, origjina e thje shtë e prindërve të saj, nuk e vunë në siklet. “Nuk më ka përndjekur asnjëherë ideja se si do prezantohesha tek shoqet e mia, apo si do i përballja prindërit me koleget artiste. Në ato vite, edhe nëse ftoja mikesha të miat në shtëpi, nuk kisha turp pse jetoja në kushte jo optimale, në një shtëpi të varfër, sepse gjysma e Shqipërisë jetonte ashtu. Apo kur im atë takonte shpesh shoqet e mia, nuk druhesha se ndoshta ai do thoshte fjalë që mund të zbuloni se nuk kishte arsimin e duhur… Përkundrazi, im atë ka qenë njeri tepër i zgjuar, pasi dinte të zgjidhte fjalët e bukura përpara atyre që mund të sikletosnin ndokënd”, vijon valltarja e njohur.
Sidoqoftë, prindërit e saj i shin një shty s ë e madhe, për ta kapërcyer stadin social në të cilin ata kishin qëndruar. Të mbetej edhe ajo e pashkolluar? Pa një profesion që e plotësonte? Ajo kishte një pasion, kërcimin, dhe do t’i kushtohej atij. Luftoi për të ndërtuar individualitetin dhe vlerat personale sipas kërkesave që vetë ajo kishte ndaj vetes dhe që realisht qëndronin shumë larg atyre të nënës e babait të saj. Armët që kishte në dorë, ishin vetëm talenti dhe puna. Nuk dyshonte tek ato . Padyshim, edhe për shkak të origjinë s s ë thje shtë , Lili e dinte fort mirë se rruga nëpër të cilën do të ecte në karrierën si soliste dhe valltare e suksesshme, nuk ishte “fushë me lule”. Ama, kjo e bënte edhe më fuqishme përballë idesë se për të bërë emër, sidomos në art, duhet punuar fort. Edhe ajo këtë bëri. E dinte se nëna dhe babai nuk mund t’i ofronin gjësend tjetër veç dashurisë prindërore… Por dashuria dhe mbështetja i mjaftoi, edhe duke mos ecur në gjurmët e tyre, të triumfonte, t`i kapërcente ata…
Botuar në revistën Psikologji, korrik 2010
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.