Dëshmi

February 18, 2022 | 11:49

Linda Evangelista thotë se i ka dhënë fund fshehjes së rrudhave pasi ndërhyrjet estetike e kanë shpërfytyruar

Linda Evangelista po u tregon fansave të saj se si një procedurë estetike e “shpërfytyroi atë brutalisht” duke shpërndarë fotot e saj për herë të parë pas vitesh.

Në rrëfimin për kopertinën e revistës People, të publikuar ditwn  e mërkurën, supermodelja 56-vjeçare tha se nuk dëshiron të jetojë më e fshehur pas pretendimeve të saj se një procedurë Zeltiq CoolSculpting, një proces i aprovuar nga FDA për reduktimin e yndyrës që përdor temperaturat e ftohta për të thyer qelizat dhjamore, dhe larguar nga trupi i saj, jo vetëm e shpërfytyroi por e futi “në një cikël depresioni të thellë”.

“Më pëlqente të ngjitesha në pasarelë. Tani kam frikë të përplasem me dikë që njoh,” tha ajo për median. “Nuk mund të jetoj më kështu, e fshehur dhe me turp. Thjesht nuk mund të jetoja më në këtë dhimbje. Jam e gatshme të flas më në fund.”

0 

Çfarë është CoolSculpting që Linda Evangelista thotë se ishte ‘e shpërfytyroi brutalisht?

 

Historia e People përfshinte foto ekskluzive të reja të Evangelista-s ku ajo përshkroi “fryrjet si zgjatime” në trupin e saj.

“Janë të vështira. Nëse eci pa brez me fustan, do të kem gërvishtje deri në gjakderdhje. Sepse është si fërkimi i fortë i yndyrës”, tha ajo.

Në shtator, Evangelista foli fillimisht për efektet negative të procedurës që ajo thotë se kishte përjetuar. Ajo u diagnostikua me Hiperplazi Adipoze Paradoksale (PAH), e cila sipas një raporti të rastit të revistës mjekësore të vitit 2014, është një reagim negativ ndaj CoolScultping që rezulton në rritjen e qelizave në zonën e trajtuar, në vend që të tkurren.

Modelja tha para diagnozës u përpoq të rregullonte shëndetin me dietë dhe stërvitje, por pa rezultat. Ajo kujtoi se më në fund kishte shkuar te mjeku e saj me lot, teksa tregonte trupin e saj.

1

“Ulërija dhe i thashë: “Nuk kam ngrënë, jam e uritur. Çfarë po bëj gabim?”. Mjeku i saj i tha se dieta dhe ushtrimet nuk do ta rregullonin gjendjen.

Në intervistën e saj të fundit, modelja tha se “nuk duket në pasqyrë” sepse “nuk më ngjan mua”.

“Shpresoj që të mund të heq dorë nga turpi dhe të ndihmoj njerëzit e tjerë që janë në të njëjtën situatë si unë,” tha ajo. “Ky është qëllimi im.”

01

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi usatoday.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top