Lifestyle

April 30, 2018 | 10:38

Lindgren vjen me një roman të dytë për fëmijë, sjell historinë e Mio-s, djalit jetim me një mision të veçantë

“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.

Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajë, që s’kishte frikë të përballej me Kavalierin e frikshëm Kato…

kopertina

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ia hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij që takoi babanë nuk zgjati shumë, sepse shpejt ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushte një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja.

Titulli: Mio, i vogli, Mio

Autore: Astrid Lindgren

Zhanri: Roman për fëmijë

Përkthyes: Virgjil Muçi

Shtëpia botuese: Botimet IDK

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top