Këshilla & Arsye

July 17, 2020 | 8:13

Lindita Kërçyku: Imazhi për veten dhe vetëvlerësimi te fëmijët 

 

 

Fëmijët e njohin dhe krijojnë imazhin për veten në bazë të vëzhgimit dhe dëgjimit të personave që i rrethojnë. Duke parë dhe ndjerë zhgënjimin apo krenarinë e prindërve, ata krijojnë këtë imazh.

Lindita Biraçi Kërçyku, mësuese dhe psikologe zhvillimi

Lindita Biraçi Kërçyku, mësuese dhe psikologe zhvillimi

Imazhi për veten nis nga familja, kopshti, miqtë, shkolla, etj., ambiente ku fëmijët përjetojnë shqetësime, gëzime, kënaqësi, të mirën dhe të keqen.

Të gjitha këto përvoja të jetës së fëmijës, ndërtojnë imazhin për veten dhe gradualisht vetëvlerësimin apo vetëbesimin.

Prindërit kanë çelësin magjik për të siguruar te fëmija vetëvlerësimin dhe kultivimin e besimit që në fëmijërinë e hershme, madje që bebe. Inkurajimi me fjalë dhe gjestikulacionin e duhur, bëhen mjeti për të rritur dhe arritur në afirmim dhe formësim të vetvetes, duke pranuar kështu fuqitë dhe dobësitë e tij.

1

Mënyra më e mirë për të mbështetur një fëmijë në moshën e hershme është të përqendrohesh në zhvillimin e tij emocional, i cili përfshin zhvillimin e tërësisë së emocioneve të individit ndaj vetes dhe të tjerëve. Zhvillimi social përfshin njohjen e mënyrave të sjelljes që i japin mundësi fëmijëve të hyjnë në shoqëri me të tjerët dhe të rregullojnë jetën në shoqëri. Fëmija duhet të ndihet i sigurt të provojë përvoja të reja pavarësisht nga situatë apo aftësitë që ai ka, e këtë siguri ia jep i rrituri që ka pranë. Në këtë mënyra fëmija do të arrijë një nivel të lartë motivimi dhe kapaciteti të lartë nxënieje. Vetëvlerësimi zhvillohet kur fëmijët njohin kufijtë dhe përgjegjësitë e tyre, kur u jepen mundësi të bollshme për të sfiduar veten, kur ndihen të sigurt që i duan edhe kur ata dështojnë.

Vetëvlerësimi vjen nga ndjenja e përkatësisë, nga besimi se jemi të aftë dhe nga bindja se ajo që fëmija jep janë të vlefshme dhe të vlerësuara. Fëmijët me vetëvlerësim të lartë janë më rezistentë, i përballojnë më mirë situatat e vështira dhe veprojnë me besim, duke pritur rezultate pozitive.

Fëmijët me vetëvlerësim të ulët, mendime/veprime:

-e shohin, perceptojnë veten si “jo shumë të zotë”

-ngurrojnë të provojnë detyra të reja

-“nuk e bëj dot këtë” (nuk po e provoj)

-“nëse s’e bëj mirë, do ndëshkohem”

-stepje me reagime emocionale

-heziton të shprehet

2

Fëmijët me vetëvlerësim të lartë,mendime/veprime:

-“unë ia dal”

-i gatshëm të provojë detyra të reja

-reagon me fjalë, gjeste

-shprehet  lirshëm, pozitivisht për veten

-ndërvepron me moshatarët pa komplekse, turp

Vetëvlerësimi  zhvillohet kur fëmijët njohin kufijtë dhe përgjegjësitë e tyre, kur u jepen mundësi të bollshme për të sfiduar veten, kur ndihen të sigurt që i duan edhe kur ata dështojnë.

Si t’i ndihmojmë fëmijët të arrijnë vetëvlerësimin:

-bëhuni ju modeli

-zbulo pikat e forta

-nxisni talentet, pëlqimet

-ushqeni qëndrimin “Unë mund t’ia dal”

-vini në dukje sjelljet e mira

-vlerësoni arritjet (sado të vogla qofshin)

-tregohuni i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë

-mësoje të flasë pozitivisht për të tjerët (shokë e të tjerë)

-zgjidhni aktivitete që e vënë në vështirësi, por që janë të arritshme

-përdorni shpërblimet (përqafime, buzëqeshje) etj.

-dëno, qorto sjelljen, jo fëmijën

-lërini të dështojnë ndonjëherë

-përdor metodën “Nëse ti… atëherë do të…”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top