FB

March 31, 2021 | 8:40

Lindja, një potencial i madh energjie që bëhet aktive me anë të mendjes

Njeriu kur është në trup të nënës, realisht e ka të pamundur daljen nga aty. Një murë i pathyeshëm e pengon atë, por për çudi, vjen një moment dhe fëmija bëhet më i fortë se muri, e çan atë dhe vjen në jetë, për t’u takuar me nënën dhe babain e për të jetuar jetën e tij.

Nga Lira Gjika

Tashmë është vërtetuar që lindjen e provokon fëmija. Kjo eksperiencë e parë e ka habitur e mahnitur gjithmonë njeriun dhe shumë mendje të ndritura të së shkuarës dhe të së tanishmes, janë marrë me të për ta njohur e kuptuar.

Ata kanë studiuar e studiojnë influencën e saj në psihë dhe si duhet vepruar, që të mos harrohet. Si duhet vepruar, që të bëhet aktive, sa herë, që njeriu ndodhet në situata të vështira, që i duken pa rrugëdalje. Është një potencial i madh energjie, që gjendet brenda nesh, në qenien tonë dhe që me anë të mendjes bëhet aktive.

Prindër, gjyshër, edukatorë e mësues, tregojani dhe flisni me fëmijën për këtë fuqi. Flisni me të për vetitë e tij për t’ia dalë në jetë, ashtu siç ja ka dalë që në çastin e parë të ardhjes apo siç mësoji të ecë apo të flasë. Të gjitha arritjet e njeriut e kanë zanafillën te kjo veti e mendjes për të ardhur e për të qenë në jetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top