FB

December 11, 2023 | 8:13

Lira Gjika: Edukimit tonë i mungon koncepti i së mirës dhe së keqes

Ajo që i mungon edukimit tonë është koncepti i së mirës dhe së keqes. Ne përdorim fjalë ose kërkojmë nga fëmija të “sillet mirë”, të mos “bëhet i keq”, por se si ndodhin e fitohen këto veti, askush nuk ua mëson fëmijëve.

Lira Gjika, pediatre

Nga Lira Gjika Pediatre

Të rriturit pranë fëmijës sillen vetë pa u menduar, nuk i përzgjedhin fjalët kur janë të nxehur. I mbizotëron nervozizmi dhe padurimi. Flasin për dikë që nuk u pëlqen, me fjalën e parë që u vjen në mendje. Pa përmendur mallkimet dhe të bërtiturat kur ndodh ndonjë gjë, që nuk është sipas rregullave apo u prish terezinë. Këto mënyra të të sjellurit pengojnë fëmijën të ndërtojë një sistem vlerash, që të orientohet drejt së mirës, duke filluar nga sjellja e deri te mënyra e të pranuarit të vetes, tjetrit dhe jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top