Disa këshilla që rekomandojnë specialistët për të menaxhuar kuriozitetin e fëmijëve për seksualitetin.
- Emërtimin e saktë të organeve seksuale. Vagina dhe penis, emërtimet me nënkuptim apo pseudonime shkaktojnë vetëm konfuzion
- Edukimi dhe informimi si i djemve dhe i vajzave pa dallim.
- I rrituri nuk duhet të shmangë dhe evitojë pyetjet e fëmijës duke thënë: pyet mamin apo babin. I rrituri nuk duhet të nxehet me pyetjet, por të përgjigjet dhe kur nuk di të përgjigjet, ti thotë fëmijës me seriozitet që nuk e di, por sa ta mësoj do të t’ia shpjegojë dhe duhet ta mbajë fjalën dhe tja shpjegojë sapo të mundet.
- Ti lexojë dhe tregojë libra që janë për moshën dhe që trajtojnë në mënyrë edukative njohjen e trupit të njeriut si të femrës dhe të mashkullit përfshi dhe organet genitale.
- Nuk duhet të flitet për organet genitale në mënyrë mohuese, p.sh. femra “nuk ka” penis, por femra “ka” vaginë”. Të cilëcohet diferenca dhe funksioni i organeve.
- Ti shpjegohet që “intimiteti” është i ndryshëm nga “fshehtas”
- Nëse fëmija po luan me një moshatar duke u prekur, mos ndërhyni, por ruani qetësinë, pasi padashje do t’i mësoni të fshihet nga ju dhe jo të mos e bëj më.
- Kurioziteti fëminor është gjëja më natyrale në botë. Nëse fëmija deri në moshën 6 vjeç, nuk bën pyetje rreth kësaj teme duhet të mendohet se ku po e mer informacionin dhe sa cilësor është ky informacion. Prindër, mos lejoni që fëmija juaj të mësojë dhe zbulojë veten dhe seksualitetin nëpërmjet banalitetit të “rrugës”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.