Të rritur, prindër, edukatorë, mësues, mësojini fëmijës sesa e rëndësishme është pështyma! Mësojini se trupi e prodhon këtë substancë për të realizuar procese të rëndësishme, si ushqyerja dhe e folura. Ushqyerja siguron ekzistencën tonë, ndërsa e folura është veti vetëm e njeriut.
Kjo substancë kaq e rëndësishme nuk duhet të keqpërdoret. Të rritur mos rrini indiferent kur shihni fëmijë që pështyjnë. Ata imitojnë të rriturit, por ju që e keni për detyrë edukimin, mësojini që jo çdo i rritur ia vlen të imitohet!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.