Këshilla & Arsye

August 2, 2017 | 9:41

Lira Gjika/ Përalla e së mirës dhe së keqes

E mira dhe e keqja po diskutonin, se kush ishte më e zonja për ta bërë për vete Osin, vajzën tre-vjeçare flokëartë.

Abstract Businessman has a Moral Dilemma.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

E keqja i thoshte të mirës: Osi do të më dëgjojë mua se e ka shumë të thjeshtë, pasi unë nuk e lodh si ti.

E mira u përgjigj: -është e vërtetë që të bësh një gjë të mirë duhet ca mund, por kjo është e vetmja rrugë që do ta rrisë Osin të bukur e të zonjën. Ndërsa Osi po të dëgjojë ty, do ti shëmtohet zemra dhe mendja dhe nuk do të rritet ashtu siç dhe ajo vetë ëndërron.

Po, po- u pergjigj e keqja. Unë do ja dal, sepse Osi do ta bëjë vetë pa e kuptuar, ndërsa për të bërë siç thua ti, duhet edhe mami edhe babi edhe gjyshi me gjyshen, por edhe edukatoret të mos bërtasin. E kupton pse Osi do të bëjë siç them unë. I di të gjitha këto- u përgjigj e mira- por mami, babi dhe gjyshërit por, edhe edukatoret e duan shumë Osin dhe nuk do të bërtasin, do t’i zgjedhin fjalët dhe do të gjejnë kohën e duhur për të përdorur fjalën më të bukur, që Osi t’ja dalë të bëhet një e rritur ashtu siç ajo vetë dëshiron, e bukur në zemër e në mendje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top