FB

February 27, 2021 | 8:13

Lira Gjika: Prindërit nuk mund dhe nuk duhet të jenë shokë me fëmijët e tyre

 

Forma e marrëdhënies, ku prindi bëhet dhe shok me fëmijën, po akuzohet gjithmonë e më shumë nga specialistët që merren me studimin e psihës njerëzore, sidomos  ata që kanë në qendër studimin e periudhës më të vështirë të jetës së njeriut, adoleshencën.

1

Truri i adoleshentit nuk e ka mbaruar pjekjen dhe ka nevojë për “kufi” të qartë që të mund të vazhdojë procesin e rritjes. Në këtë fazë të jetës, njeriu adoleshent, gati-gati e ka të pamundur të mendojë për pasojën negative të një veprimi. Shpesh nuk realizon pakthyeshmërinë e një veprimi, si shpejtësia e madhe apo vetëvrasja. Shpesh është veprimi që e merr përpara dhe jo ai të kontrollojë veprimin. Pra, të kuptuarit e pasojave të një veprimi është shumë e vështirë për adoleshentin.

Adoleshenti gjithashtu “pushtohet”nga reagime impulsive shumë të forta, që kërkojnë shumë mund për t’u mbajtur nën kontroll duke krijuar shumë vështirësi në sjelljen e tij.

Prindërit duhet t’u vendosin rregulla dhe kufij fëmijës adoleshent, i cili jeton çaste të vështira e konfuze, pasi “kufijtë” janë si patericat. E ndihmojnë, madje e shpëtojnë adoleshentin.

Prindërit duhet të jenë të pranishëm dhe të besueshëm. Ata duhet të jenë model për ta, jo shokë. Shokët i zgjedh vetë adoleshenti dhe për më tepër që ky është një proces tjetër shumë i rëndësishëm, zgjedhja dhe pranimi i një tjetri si vetja që nuk ka lidhje gjaku.

Kjo zgjedhje që prindërit bëhen shokë me fëmijën, sipas specialistëve është një përzjerje e përtesës me paaftësinë e të rriturit për të bërë detyrën dhe të durojë presionin e energjisë së adoleshentit, por nuk ka rrugë tjetër. I rrituri në përgjithësi dhe prindi në veçanti, është si kapiteni që jep komandën, drejton, i mëson rregullin dhe i nxjerr nga beteja fitimtarë. Prindi shok jo vetëm që e lë vetëm adoleshentin në fushën e betejës së jetës, por i tregon se të jesh i rritur, nuk është gjë tjetër, por një njeri që po i mbarojnë energjitë. Kjo mënyrë po përhapet me të shpejtë edhe te ne.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top