Prindër kur do të vendosni fëmijën në gjumë, përpiquni të jeni të qetë dhe mos ta bëni me padurim, pra duke pritur që sa ta vendosni në krevat fëmijën ta zërë gjumi. Ka raste që do të flejë menjëherë, por në përgjithësi do pak kohë, që ta zërë gjumi.
Lira Gjira, mjeke pediatre
Mirë është që fëmija të dërgohet për të fjetur, çdo darkë në të njëjtën orë dhe ora më e përshtatshme është ora 20.30. Pse kjo orë, sepse do të keni kohë të lexoni një libër, të flisni pak për kohën kur nuk ishit bashkë, ju në punë dhe fëmija në kopsht apo shkollë. Gjithashtu mund të flitet pak për gjumin edhe pse fëmija mund të jetë me muaj.
Ju duhet t’i flisni dhe t’i shpjegoni me fjalë të thjeshta se sa mirë i bën gjumi për t’u rritur, sa shumë e ndihmon trupin dhe mendjen e tij. Duke e përkedhelur dhe folur për ditën e re që është nesër, që ai apo ajo do të jetë një ditë më i madh.
Tregojini se sa i zoti tregohet, që e përdor dorën më me siguri, që qesh bukur, si dhe plot nga këto fjalë të thjeshta që e qetësojnë fëmijën dhe duke u qetësuar me nënën apo babain pranë, e zë gjumi.
Prindër, padurimi juaj e bën fëmijën të ndihet keq dhe i pasigurt
Prindër edhe vënia në gjumë është pjesë e rritjes, perpiquni ta shijoni, kështu shmangni dhe bezdinë. Gjithashtu i rrituri duhet të ketë pranuar konceptin kohë, kjo do të thotë që ai vetë është rritur në një kohë tjetër me probleme dhe ngarkesa të tjera emocionale, ndërsa adoleshenti, po rritet në një kohë tjetër. Mos harroni edhe një gjë tjetër që ju keni prindër të ndryshëm.
Kur një i rritur gjykon një adoleshent e gjykon me eksperiencat e tij, me ngarkesat emocionale dhe me nivelin e tij tradito-kulturor. Adoleshenti, (mos dyshoni fare për këtë), nuk ka asgjë të përbashkët me ngarkesat dhe eksperiencat tuaja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.