FB

March 6, 2021 | 8:10

Lira Gjika: Respekti për individualitetin e çdo fëmije i bën ata më të sigurt dhe më të aftë për të realizuar programin shkollor

Tashmë ka ardhur koha edhe te ne, që të fillojë të përfshihet në teknikat pedagogjike pranimi i konceptit “respekti për individualitetin e çdo fëmije”.  Ky concept i ri apo këndvështrim i ri pedagogjik do të mundësojë shmangien e teknikave krahasuese dhe konkuruese të fëmijëve ndërmjet tyre dhe që i bën fëmijët të ndihen të paaftë dhe të pazot. 

Lira Gjika, mjeke pediatre

Kjo mënyrë shmang frikën nga të qenit i pazoti për të realizuar programin shkollor, pra për të mësuar. Kjo formë i përfshin të gjithë fëmijët pavarësisht gjinisë, rracës, niveleve socio-ekonomike apo me aftësi ndryshe. Kjo mënyrë i trajton fëmijët të barabartë në të drejtën për të mësuar.

Kjo mënyrë i bën fëmijët më të sigurt dhe më të aftë për të realizuar programin shkollor, pikërisht duke njohur dhe respektuar individualitetin e çdo fëmije. Kjo mënyrë e aftëson mësuesin teknikisht që të nxitë nxënësin të besojë te vetja, se ai së bashku me mësuesin, arrin çdo ditë të mësojë e përvehtësojë të rejat dhe ti përdorë gjithnjë me më shumë zhdërvjelltësi dhe saktësi dijet e fituara.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top