FB

July 13, 2023 | 7:39

Lira Gjika / Shkaqet e prishjes së gjumit te fëmijët

 

Prishja e gjumit të fëmijës ka një shumësi arsyesh që në pamje duken të parëndësishme, si p.sh. fëmija duhet të flejë gjithnjë në të njëjtën dhomë, (deri në moshën 2 vjeç, periudhë për të cilën presupozohet se fëmija ushqehet me gji, mund të rrijë në dhomë të prindërve por në krevat me vete, më pas të shkojë në dhomën e tij).

g

Momentet kyçe në jetën e fëmijës si ecja, të shkuarit në çerdhe apo në kopsht, sëmundja, apo vajtja e nënës në punë janë faktorë të rëndësishëm që tek fëmija shkaktojnë tronditje dhe për pasojë edhe çrregullim të gjumit. Kur nëna shkon në punë fëmijës i pakësohen orët e qëndrimit me të dhe kjo tek fëmija shkakton pasiguri.

Gjithashtu dhe mosprania e babait shkakton të njëjtin shqetësim, si ai që shkakton mungesa e nënës. Për të kompensuar mungesën ditore për arsye të punës, prindërit duhet të ndërtojnë një rutinë ku me qetësi të riorganizojnë rutinën dhe të ulin shkallën e pasigurisë dhe të shqetësimit tek fëmija. Kjo mund të realizohet nëpërmjet leximit të librit para gjumit, të tregimit të përrallave apo të këndojnë së bashku dhe kështu fëmija ndërton rutinën e re dhe shmang frikën dhe dyshimet se përse prindërit largohen prej tij dhe gradualisht mund të rregullohet edhe gjumi.

Më poshtë po numërojnë faktorë që gjenerojnë shqetësime në gjumin e fëmijës.

  • kur dalin dhëmbët
  • kur fillon të ecë
  • kur shkon në çerdhe dhe kopsht
  • kur vjen një motër apo vëlla tjetër,
  • ushqyerja e keqe në sasi dhe cilësi sidomos përpara se të flejë
  • sëmundje
  • problemet në familje
  • ardhja e njerëzve të tjerë në shtëpi
  • prishja e rutinës

Kohët e fundit insistohet që mjetet elektronike apo mjetet (pa tela)të mbahen larg vendit ku fle fëmija, pasi ka fëmijë që janë shumë të ndjeshëm ndaj valëve elektromagnetike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top