FB

February 16, 2024 | 6:20

Lira Gjika: Të parët që paragjykojnë fëmijët, janë prindërit e tyre

 

Sot edhe një njeri 80 vjeç, burrë apo grua qoftë, vishet si adoleshent, me xhinse dhe atlete. Dikur djemtë e rinj dhe vajzat e reja përpiqeshin që të dukeshin sa më të pjekur. Djemtë ishin veshje prej burrash të ditur, ndërsa vajzat visheshin si zonja. Por, moda e tyre tashmë ka kaluar. Ne shohim shpesh në rrugë babain dhe nënën me djalin apo me vajzën të veshur me xhinse dhe atlete. Dhe vërtetë është shumë e bukur. Por ndërsa veshjen ua marrim dhe ua imitojmë fëmijëve, vazhdojmë t’ua kontrollojmë jetën edhe aty ku as vetë fëmija nuk e njeh.

lira

Lira Gjika, mjeke pediatre

Çfarë tregojnë këto dy aspekte?

Ndërsa prindërit duan të jenë me ritmin e kohës, t’i përshtaten të paktën ne veshje, me fëmijët e tyre, vazhdojnë të sillen si janë sjellë prindërit e tyre me ta. Megjithëqë në kohëra të harruara për ta, kanë thënë se “unë nuk do të bëj si prindërit e mi”, se si ndodh, se si transformohet ajo që kemi vuajtur në sjellje askush nuk di të thotë, por një gjë është e sigurtë, atë që kemi vuajtur vetë, ua diktojmë edhe fëmijëve tanë. Dhe kjo gjë, krijon distancën, përjashtimin dhe paragjykimin. Të parët që paragjykojnë fëmijët, janë prindërit e tyre. Kujtoni shprehjen e famshme: “ai djali i komshiut, eci, foli, ndërsa ky budallai jonë është si dudum nuk reagoi fare.”

prinderimi

Një nga problemet e adoleshentit është paragjykimi i të rriturve ndaj tij, ndaj veprimeve, mendimeve, veshjeve, këngëve, sjelljeve, shprehjeve. Paragjykimi nuk lejon dialogun. Pra nuk ka komunikim, s’ka njohje. Ndërkohë të dy palët kanë nevojë për njëri tjetrin. Adoleshenti për të ndërtuar identitetin e tij, ndërsa i rrituri për të mbajtur ritmin e tij të të menduar dhe të të jetuarit në të njëjtin nivel. I rrituri që të mos pësojë plakje, duhet patjetër të dëgjojë dhe ndjekë adoleshentin.

Çfarë duhet të kuptojmë me këtë?

Të dëgjosh një adoleshent, do të thotë  të jetë arritur ai komunikim që ul shkallën e ndrojtjes të adoleshentit, për të shprehur mendimin. Si dhe i rrituri të ketë tejkaluar pasigurinë, nëse do të mund t’i përgjigjet pyetjes së adoleshentit.

Gjithashtu i rrituri duhet të ketë pranuar konceptin kohë, kjo do të thotë që ai vetë është rritur në një kohë tjetër me probleme dhe ngarkesa të tjera emocionale, ndërsa adoleshenti, po rritet në një kohë tjetër. Mos harroni edhe një gjë tjetër që ju keni prindër të ndryshëm.

Kur një i rritur gjykon një adoleshent e gjykon me eksperiencat e tij, me ngarkesat emocionale dhe me nivelin e tij tradito-kulturor. Adoleshenti, (mos dyshoni fare për këtë), nuk ka asgjë të përbashkët me ngarkesat dhe eksperiencat tuaja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top