FB

September 22, 2025 | 17:30

Listat e Aplikantëve të Maturës Shtetërore, që kanë zgjedhur KUB si mundësi për të vijuar Studimet e Larta

 

Kam kënaqësinë t’ju bëj me dije se, nga Listat e Aplikimeve të Maturantëve që kanë zgjedhur KUB si alternativë për të ndjekur studimet e Larta për RAUNDIN E PARË, PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026 rezulton si më poshtë: Nga Listat e publikuara tashmë nga Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH), me kënaqësi konstatojmë se, KUB edhe këtë vit ka një BOOM aplikimesh nga maturantët, për te studiuar në KUB, në nivel gati të njëjtë me atë të vitit të kaluar, edhe pse numri i tyre vjen në rvnie nga viti në vit, për shkaqet që tashmë dihen si, emigrimi, studime jashtë vendit etj.

KUB

Zgjedhja e KUB nga ana e tyre me përparësi, përcjell një mesazh të rëndësishëm për Ne.

KUB-i tashmë është bërë jo vetëm një emër i njohur, por tashmë KUB është shumë KREDIBËL, për të besuar ndjekjen e Studimeve të Larta dhe me një PUNËSIM të sigurt, jo vetëm për brenda por edhe jashtë vendit. Stafi akademik dhe administrative i KUB është i angazhuar fuqishëm për të filluar menjëherë kontaktimin e maturantëve dhe t’u bëjmë ftesën atyre që na kanë zgjedhur si alternativë, duke i ofruar jo vetëm sigurinë e cilësisë së arsimimit të tyre, por dhe angazhimin e një stafi akademik e administrativ shumë cilësor dhe të dedikuar, por edhe një Tarifë Studimesh shumë konkuruese krahasuar me Universitetet e tjera si dhe 4 nivele Bursash Studimi për Mesatare të lartë mbi 8,5 deri në 10.0, si dhe nivel shumë i lartë PUNËSIMI mbi 95%.

Ju bëj me dije se: Drejtimi i KUB ka vendosur që për raundin e parë të aplikojë Tarifat Vjetore të studimit, me Ulje si më poshtë:

Studentët që do ndjekin Programet e Studimeve Profesionale 2-vjeçare do ta kenë Tarifën Vjetore, për Raundin e Parë, nga 200 mijë lekë/viti, vetëm 150 mijë Lekë në vit.

Studentët që do ndjekin Programet e Studimit në Ciklin Bachelor 3-vjeçar, do ta kenë Tarifën Vjetore, për Raundin e Parë, nga 200 mijë lekë/viti, vetëm 160 mijë Lekë në vit.

Studentët që do ndjekin Programet e Studimit në Ciklin Bachelor 3-vjeçar, por në Inxhinieri dhe Shkenca Kompjuterike, do ta kenë Tarifën Vjetore, për Raundin e Para, nga 250 dhe 200 mijë lekë /viti, vetëm 180 mijë Lekë në vit.

Nisur nga:

– Listat e aplikantëve me shumicë maturantësh,

– Tarifa Studimi të ulura dhe shumë konkuruese krahasuar me IAL e tjera,

– me të gjitha Programet e Akredituara,

– me Staf Akademik të dedikuar e cilësor dhe,

– me Nivel shumë të lartë punësimi,

 

Ftojmë të gjithë maturantët që Kolegji Universitar i Biznesit, të jetë zgjedhja e parë e tyre dhe sa më shpejt të paraqiten për të finalizuar Regjistrimin e tyre duke përfituar Ofertën tonë.

Duke u njohur në detaje me Emrat dhe mbiemrat e Listave, të maturantëve që kanë zgjedhur KUB, konstatojmë se një shumicë e cilësuar e tyre vijnë nga lidhje dhe njohje me studentët tanë aktualë apo të viteve të shkuara. Kjo është garancia më e bukur për Ne dhe Maturantët, duke patur kështu referenca të besueshme dhe cilësore, në përzgjedhjen e KUB si më të mirin e IAL-ve në vend.

Së bashku me KUB, ia dalim me sukses, fitojmë një Diplomë të vlefshme dhe një Profesion, që çdo ditë e më tepër njhet dhe vlerësohet në Tregun e Punës.

Konsideroni edhe faktin që në përfundim të studimeve Bachelor në KUB, krahas Diplomës së fituar, keni shansin që me një vit studimesh shtesë, të fitoni dhe një Diplomë Amerikane 4-vjeçare, pranë Webster University, në Athinë, me tarifa shumë preferenciale.

Kush zgjedh KUB, ka siguruar SUKSESIN, PROFESIONIN DHE TË ARDHMEN E TIJ. JU PRESIM!

Faleminderit!

Prof. Dr. Ylber BEZO, Rektor KUB

 

PËR MATURANTËT DHE STUDENTËT – KUB PËR VITIN 2025-2026 OFRON PROGRAMET/DEGËT SI MË POSHTË:

FAKULTETI I EKONOMISË, DREJTËSISË E SHKENCAVE SOCIALE ofron programe studimi në:

a) Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS) në:

Financë Kontabilitet, (3 vite 180 kredite)

Administrim Biznesi, (3 vite 180 kredite)

Banka dhe Institucione Financiare, (3 vite 180 kredite)

Marrëdhënie Ndërkombëtare, (3 vite 180 kredite)

b). Drejtësi (studime të integruara 5 vite akademike, 300 kredite/ ECTS)

c) Master i Shkencave (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:

Kontabilitet Financë;

Kontabilitet Auditim;

Menaxhim Biznesi;

Menaxhim në Marketing;

Administrim Publik;

E Drejtë Civile Tregtare

E Drejtë Penale

 

B.FAKULTETI I INXHINIERISË DHE SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

a). Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS) në:

Inxhinieri Kompjuterike

Inxhinieri Softuerike e Aplikuar

Inxhinieri Elektronike dhe Digjitale

Informatikë Biznesi

Teknologji Informacioni

b) Masteri i Shkencave në Shkenca Informatike (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:

MSc.Informatikë Biznesi

MSc. Teknologji Informacioni

MSc. E-Commerce dhe Inovacion

 

KOLEGJI I STUDIMEVE TË LARTA PROFESIONALE 2-VJEÇARE (KSLP), (2 vite me 120 kredite/ECTS) në:

PROGRAME/DEGË PROFESIONALE 2-VJEÇARE, në:

a) Program Profesional “Asistent i Lartë” 2 vite me profile:

Asistent i Lartë Administrativ

Asistent i Lartë Ligjor

Asistent i Lartë Finance

b) Program Profesional “Hoteleri Turizëm” 2 vite me profile:

Hoteleri

Agjenci Udhëtimi

c) Program Profesional “Teknik i Lartë Automobilash” 2 vite me profile:

Teknik i Lartë Automobilash – Automekanikë

Teknik i Lartë Automobilash – Autotronikë

Teknik i Lartë Automobilash – HibrideElektrike

d) Program Profesional “Teknik i Lartë Elektrik” 2 vite me profile:

Teknik i Lartë Elektrik – Energjitikë

Teknik i Lartë Elektrik – Automatizim Industrial

Teknik i Lartë Elektrik – Elektromekanikë

e). Program Profesional “Teknik i Lartë” 2 vite me profile:

Teknik i Lartë – Sistemesh Kompjuterike

Teknik i Lartë – Teknologji Informacioni e Komunikimi (TIK)

Teknik i Lartë – Grafik, Web, Multimedia Dizajn

PS: Në Programet Profesionale 2-vjeçare nuk ka kriter pranimi për notë mesatare!

 

A.BURSA STUDIMI

TARIFA VJETORE E STUDIMEVE NË KUB ËSHTË 200 mijë Lekë/viti PËR TË GJITHA

PROGRAMET, NDËRSA VETËM NË INXHINIERITË ËSHTË 250 MIJË lekë/viti.

a.Për MATURANTËT me mesatare të lartë ofrohen BURSA STUDIMI:

  • Për Notë Mesatare mbi 9.8 deri 10 jepet 100% Bursë Studimi
  • Për Notë Mesatare mbi 9.5 deri 9.79 jepet 80% Bursë Studimi
  • Për Notë Mesatare mbi 9 deri deri 9.49 jepet 50% Bursë Studimi
  • Për Notë Mesatare mbi 8.5 deri 8,99 jepet 30% Bursë Studimi

b.Studentët që regjistrohen në Master dhe që kanë përfunduar Ciklin Bachelor në KUB,

fitojnë Ulje të Tarifës Vjetore për 50 mijë lekë në vitin e parë dhe 25 mijë vitin e dytë.

Kujdes!

1.Bursat dhe Uljet përfitohen nga Maturantët që regjistrohen në vitin e parë Bachelor dhe që bëjnë pararegjistrim si dhe/ose gjatë Fazës së Parë të Regjistrimeve.

Ju ftojmë të shpejtoni për në KUB pasi ofertat dhe kuotat janë të limituara.

PËR STUDENTË ME TRANSFERIME DHE PROGRAME TË DYTA

1.Në KUB pranohen Studentë që duan të Transferojnë Studimet

2.Pranohen Studentë që duan të ndjekin një Program të Dytë studimi, në të gjitha Ciklet dhe Programet që ofron KUB duke përfituar 25% ulje tarife.

3.Në KUB për shkak të Kurrikulave të Përditësuara me nevojat e tregut, ju njihen, ekuivalentohen dhe transferohen më mirë Kreditet e fituara në Universitetin ku keni qenë më parë.

 

Adresa: Rr. Gjergj Legisi, Nr. 23, Laprakë, Tiranë

+355 (0) 69 88 99 999 | +355 (0) 67 40 40 477 I [email protected] | www.kub.edu.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top