A keni menduar ndonjëherë pse secili prej nesh ka tendencë të tërheqë vëmendjen drejt një lloj djali ose pse zgjedhim një lloj burri në vend të një tjetri? Çdo grua ka një lloj burri të parapëlqyer, shumë prej jush tashmë e dini se çfarë doni nga burri i ëndrrave, por ka shumë që ende nuk dinë se cilat tipare duhet të kërkojnë tek partneri i mundshëm.
Pra, çfarëdo lloj njeriu apo dashurie që po kërkoni, përgjigjet tuaja mund të qëndrojnë tek yjet. Astrologjia ndikon në shumë nga personalitetet, zgjedhjet dhe interesat tuaja dhe shenja juaj e zodiakut ka një ndikim të madh në cilësitë që kërkoni tek partneri i jetës.
Pra, me kë keni më shumë gjasa të dilni? Lexoni më poshtë për të njohur llojin e burrave më të përshtatshëm, bazuar në shenjën tuaj të zodiakut.
- Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Doni në krah një mashkull të bukur dhe të mirë.
Po! Të gjithë e dimë që jeni tërheqës dhe keni zemër të mirë. Ju dashuroheni me mashkullin që është i bukur dhe i sjellshëm. Sidoqoftë, këta lloj djemsh kërkojnë vëmendjen dhe energjinë tuaj, të cilën nuk jeni në gjendje ta siguroni gjithmonë.
- Demi (20 Prill – 20 Maj)
Doni në krah një mashkull të vendosur dhe të pasionuar.
Ju jeni shumë kokëfortë dhe të vendosur, prandaj i përkisni një lloji njeriu që është po aq i apasionuar dhe kokëfortë. Nëse asnjëri prej jush nuk është i gatshëm të bëjë kompromis, kjo mund të çojë në shumë fërkime.
- Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Doni në krah një mashkull karizmatik dhe aventuresk.
Burra që janë po aq të egër sa edhe ata që ju tërheqin. Ju kënaqeni duke rrezikuar dhe tërhiqeni drejt burrave që janë karizmatikë dhe aventureskë. Sikur ti! Sidoqoftë, nëse nuk janë mjaft inteligjentë ose të zgjuar për ju, ju do t’i largoni ata menjëherë.
- Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Doni në krah një mashkull që është i qëndrueshëm emocionalisht.
Si shpirt i ndjeshëm që jeni, ju gjithmonë dashuroheni me njeriun që kupton emocionet tuaja dhe ka një personalitet të fortë. Ju doni një burrë që është rehat të kalojë ca kohë vetëm me ju në shtëpi.
- Luani (23 korrik – 22 gusht)
Doni në krah një mashkull krijues dhe inteligjent.
Ju nuk mund të jetoni pa një farë shkëlqimi. Burrat që janë super inteligjentë dhe krijues janë personat perfekt për ju, por ata nuk duhet të jenë konkurrentët tuaj. Ju dëshironi dikë që me zgjuarsinë dhe dashurinë e tyre do të shtojë pozitivitet në jetën tuaj.
- Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Doni në krah një mashkull artistik.
Ju gjithmonë dëshironi të mbështesni personin me të cilin keni rënë në dashuri. Por vetëm kini kujdes që ai të mos ju trajtojë si ndihmësin e tij personal, por gjysmën e tij më të mirë sepse edhe ju meritoni pak dashuri dhe kujdes!
- Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Doni në krah një mashkull të sigurt dhe simpatik
Ju kërkoni një mashkull që është simpatik, inteligjent dhe i sigurt për veten. Por ekziston një mundësi që shumë nga shpirti i tij energjik mund t’ju lërë të ndiheni jashtëzakonisht të mbingarkuar dhe të rraskapitur.
- Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Doni në krah një mashkull që do të jetë gjithmonë aty, pa marrë parasysh se çfarë.
Ju dëshironi një burrë që mund të trajtojë intensitetin dhe ndryshimet tuaja të humorit dhe të jetë gjithmonë pranë jush. Nëse ai nuk mundet, atëherë thjesht nuk ia vlen.
- Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Doni në krah një mashkull që është mendjehapur dhe inteligjent.
Zemra juaj aventureske kërkon burrat që janë inteligjentë dhe mendjehapur dhe mund të jenë shoqëruesi juaj më i mirë në të gjitha aventurat që ndërmerrni. Si një Shigjetar, ju largoheni nga burra që nuk janë eksperimentues dhe argëtues nga natyra.
- Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Doni në krah një mashkull besnik, të dashur dhe mbështetës.
Ju jeni punëtor, i ndershëm dhe i pavarur. Pra, një lloj burri që mund të të mbështesë, të jetë besnik dhe të jetë mjaft i dashur për të thyer muret e tua dhe të të bëjë të dashurosh përsëri- është i duhuri për ty. Të kesh një radar të fortë emocional është një gjë e domosdoshme për ty kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe dashurinë.
- Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Doni përkrah një mashkull të patrembur që ka një ndjenjë të fortë të vetvetes.
Ju keni aftësinë të përziheni lehtë me të gjithë dhe ju admiroheni nga të gjithë për shkak të kësaj cilësie. Pra, natyrshëm, kur bëhet fjalë për zgjedhjen tuaj të burrave, ju kërkoni ata artistikë që janë po aq të patrembur si ju dhe në të njëjtën kohë e njohin mirë veten. Një burrë i sigurt që mund të merret me personalitetin tuaj dhe energjik është i duhuri për ju.
- Peshqit (18 shkurt – 20 mars)
Doni në krah një mashkull krijues dhe pragmatik.
Pavarësisht sa ëndërrimtar jeni, gjithnjë ju tërheqin meshkujt pragmatikë dhe që ju ofrojnë stabilitet. Në të njëjtën kohë, ai duhet të jetë në gjendje të vlerësojë krijimtarinë ashtu si ju.
Burimi / https://themindsjournal.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.