Këshilla & Arsye

November 1, 2017 | 9:25

Loja, mënyra me efikase, që ndihmon fëmijën të përballet me realitetin

1

Loja është mënyra me efikase, që ndihmon fëmijën të përballet me realitetin e jetës, veten dhe tjetrin. Fëmija e ka të domosdoshme t’i përdorë e zhvillojë vetë gjërat, që mëson nga i rrituri dhe mënyra e vetme është loja. (Fëmijes i duhet 7 ditë për të mësuar një gjë të re dhe 6 muaj që ta përfshiije në rutinën e përditeshme).

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Loja e ndihmon fëmijën të përdorë, njohë, mësojë, zhvillojë dhe të veprojë sa më i pavarur. Të rritur, kur shihni fëmijën që luan, ose përfshihuni në lojë me të ose te paktën, vëzhgojeni se si përpiqet të zgjidhë dhe të përballoje emocionet e tij, inatin, pafuqinë, frikën, trishtimin, po edhe gëzimin që shpesh ja anashkalojmë apo pengojmë.

Gjithashtu përballja me mërzinë nuk është një betejë e lehtë as për ne të rriturit, prandaj loja merr gati përmasa shpëtimtare për fëmijën. Dhe këtë të vërtetë të lojës, më mirë se kushdo, e dinë prindërit e fëmijëve me sëmundje e kufizime të renda. Eshtë loja që u fal pak qetësi dhe i shmang nga ankthi i rënde që i provokon sëmundja që i ka pushtuar trupin. Fëmija nuk ka “armë” tjetër përveç lojës për të përballuar gjendjen e tij. Janë pikërisht lojrat që shpërqëndrojnë fëmijën nga dhimbja apo stresi i një situate të rëndë. Por loja që të ndodhë ka një kusht, praninë e vetëdijshme të të rriturit. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top