FB

July 22, 2022 | 9:00

Loja për fëmijën ka të njëjtën vlerë ashtu siç ka puna për të rriturin

Psikika e fëmijës dhe zhvillimi i tij fizik aktivizohen nëpërmjet lojës dhe fjalës.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Loja qe është karakteristike vetëm e njeriut, që edhe fëmijët e pëlqejnë shumë është loja “gjasme” ose “të bërit sikur”. Kjo lojë është një ndërthurje lojërash siç janë lojërat imagjinare, lojërat konstruktive, lojërat kreative dhe lojërat fizike të cilat përfshijnë dhe zhvillojnë fantazinë, imagjinaten, kreativitetin dhe aktivitetin fizik. Fëmija duke u përfshirë në këto lojëra vendos trurin, mendjen dhe trupin e tij në punë. Fëmija duhet të përfshihet në lojë që në ditet e para të jetës, me lojërat sy me sy, ku nëna afron dhe largon shikimin, duke i kenduar dhe duke i afruar gishtat e vet tek duart që fëmija të kapet. Kur fëmija kap gishtat tregues të nënës, nëna mund ti ngrejë dhe ulë duart e saj së bashku me të fëmijës. Të gjitha keto veprime shoqërohen me përshkrimin me fjalë nga ana e nënës. Do ishte mirë që ky përshkrim të shprehej nëpërmjet të kënduarit. Një lojë tjetër është ulja dhe ngritja e fëmijës pa e shkëputur nena nga krahët e saj.

Lojërat që mund të bëjnë prindërit e tyre për një fëmijë nën 1 vjeç: psh per nje femije 4 muajsh, të përdorin shishe plastike dhe ti mbushin herë me fasule, herë me thjerrëza, oriz apo me qiqra. Natyrisht të sigurohen që kapaku të jetë i mbyllur mirë dhe të mos derdhen. Kur prindi tund shishen shkaktohet një zhurmë ku fëmija dallon ndryshimin e zhurmave. Në pamje të parë mund të duket një veprim pa vlerë pasi ekzistojnë shumë lodra të tilla por ato lëshojnë gjithmonë të njëjtën zhurmë dhe kanë të njëjtën pamje. Ndërsa duke përdorur shishe të ndryshme dhe përzierje të ndryshme fëmija merr një informacion shumë më të pasur që ka efekt direkt në trurin e tij për të zhvilluar rrugët e mendimit. Një lojë tjetër mund të bëhet me librat me figura, pasi fëmija 6 muajsh i shikon mirë figurat. Nëna dhe babai duke i lexuar, i tregojnë figurat në libër dhe ja përshkruajnë ato.

Një lojë tjetër shumë e bukur është nëna me fëmijën në krah duke kënduar dhe duke kërcyer. Të lëvizurit ritmik të trupit nëpërmjet kërcimit dhe zëri i nënës duke kënduar, krijojnë tek fëmija një gjendje kënaqësie dhe gëzimi. (vazhdon) 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top