Mirëqenie

June 20, 2020 | 8:12

Lorena Duri: Perla Dent, avantazhet e një prej klinikave më të mira

“Kam besim te dentisti im”, janë fjalë kyçe dhe të sinqerta. Sepse në themel qëndron shëndeti yt oral. Jo shpesh e ndesh një frazë të tillë, sikundër ka dhe shumë pacientë që nuk dinë të vlerësojnë mendjen e çmuar dhe dy duart e arta që bëjnë mrekullinë më shëndetin e dhëmbëve të tu. Përvoja, integriteti dhe dashuria në përkushtimin ndaj pasionit në afër një dekadë profesion, i kanë dhënë mjekes stomatologe Lorena Duri, frytet e besueshmërisë.

Por natyrisht, në këtë rrugëtim ajo funksionon në grup bashkë me ekipin e mjekëve të specializuar, duke e bërë klinikën Perla Dent një emër të njohur e të kërkuar mes pacientësh.

Çfarë e bën një klient të jetë besnik i dentistit? Shpesh dëgjojmë zhgënjime të cilat lënë gjurmë. Si fitohet besimi?

Profesioni ynë është një profesion kompleks, ku rolin kyç në sukses e zë besimi i pacientit ndaj mjekut. Të fitosh besimin e pacientit nuk është e lehtë, sidomos në ditët e sotme ku numri i klinikave dhe mjekëve është duke u rritur, gjë që e bën pacientin konfuz ose në rastet kur ai ka pasur në të kaluarën një histori zhgënjyese dhe është skeptik. Nuk mund të them me siguri një formulë me anë të së cilës ndërtohet besimi, por nisur nga eksperienca ime si mjeke mund të them me siguri se, të qenit një njeri me integritet, t’i përkushtohesh me dashuri e pasion punës, të punosh çdo ditë për t’u rritur profesionalisht, të jesh i disponueshëm ndaj nevojave të pacientit dhe të pasurit si qëllim të punosh për të pasur një emër të mirë, janë themelet mbi të cilët ngrihet dhe fitohet besimi.

Sa kohë të është dashur ta arrish këtë dhe sa ndihmon stafi në performancën e plotë?

Mendoj që ky proces ka filluar që kur prindërit e mi kanë filluar të punojnë në karakterin tim si individ, sepse besimi (në çfarëdo profesion) së pari ndërtohet mbi bazën e disa cilësive të karakterit që një njeri ka, për të vazhduar me përkushtimin tim ndaj këtij profesioni, për të dhënë maksimumin, dhe është një proces që mendoj se ende vazhdon, sepse ndonëse janë shumë pacientë, të cilët kanë besim, luftoj çdo ditë për të mos e thyer atë besim që ata kanë, dhe gjithashtu, është një punë e përditshme për të fituar besimin e pacientëve të rinj.

Pra, mendoj që është një proces që ka një fillim, por asnjëherë një fund, ose të paktën kështu preferoj ta shikoj unë. Përsa i përket stafit dhe ndikimit të tij në performancën e plotë, theksoj se është thelbësore. Profesioni ynë nuk mund të realizohet nga një person i vetëm, por nga disa persona të cilët kanë të njëjtin vizion dhe punojnë për të njëjtin qëllim.

Perladent ka një emër të njohur, çfarë e bën të veçantë krahasuar me konkurrencën?

Marrë parasysh që shumë marrin përsipër një sërë profilesh njëherësh. Është e vërtetë që Perladent ka një emër të njohur, dhe ajo që e bën klinikën tonë të veçantë në krahasim me konkurrencën, nis që nga mënyra se si është konceptuar dhe ideuar (me vizionin për të qenë një ndër klinikat më të mira në Shqipëri), eksperienca shumëvjeçare e klinikës, stafi i specializuar dhe përzgjedhur me kujdes, në mënyrë që performanca profesionale të qëndrojë gjithmonë në nivele të larta, teknologjia bashkëkohore, të paturit gjithnjë prioritet cilësinë dhe sterilitetin, cilësia e materialeve që përdorim qëndron në nivele superiore, të paturit të laboratorëve specifik për shërbime të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit (Greqi). Një avantazh tjetër i klinikës sonë është edhe vendndodhja. Perladent ndodhet në një pozicion strategjik të Tiranës, duke u mundësuar pacientëve komoditet dhe lehtësi në lokalizim, e rrjedhimisht duke u kursyer kohë.

Në gjithë këtë rrugëtim, kujt i jeni mirënjohëse?

I jam pafund mirënjohëse Zotit për gjithçka ka bërë tek unë dhe për gjithë njerëzit që Ai ka sjellë në jetën time, për të ndikuar tek ajo çka jam dhe kam, duke filluar që nga prindërit, për sakrificën dhe përkushtimin e tyre ndaj meje, modelet e mirë njerëzorë e profesionalë, të cilët nuk kanë munguar asnjëherë në rrugën time, stafit të Perladent dhe familjes sime, e cila më mbështet dhe inkurajon gjithmonë për t’u rritur profesionalisht.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top