Ish-aktorja franceze, Brigitte Bardot, e cila prej 40 vitesh bën fushatë për kauzën e kafshëve, publikon në janar një “libër-testament”, ku ajo i bën një bilanc jetës së saj, luftës në mbështetje të kafshëve dhe rrëfimit të thellë të antipative të saj.
“Ky do të jetë bilanci i ekzistencës time. Libri do të titullohet “Lotët e luftës”. Nuk do të shkruaj më kurrë libra të tjerë. Ky do të jetë bilanci i plotë i vizionit tim për gjërat, shoqërinë, mënyrën si është qeverisur, mënyrën si janë trajtuar kafshët në vendin tim”, deklaroi ajo.
Shtëpia Botuese “Plon” e paraqiti veprën si një “testament të kafshëve”, një reflektim i pazakontë, paqësor dhe herë-herë i revoltuar, mbi ekzistencën dhe kuptimin e luftës së saj.
Libri i saj i fundit daton në vitin 2003. “Një britmë në heshtje” (Shtëpia Botuese Rocher) shkaktoi polemika për mbajtjen e qëndrimeve radikale. Ylli i “Dhe Zoti krijoi gruan” në mënyrë të veçantë, film i Roger Vadim i vitit 1956, sot 83 vjeçe, jeton pranë Saint-Tropez (juglindje) ku kjo militante e zjarrtë e të drejtave të kafshëve publikon komunikata të ashpra kundër gjuetarëve, kopshteve zoologjike, thertoreve apo cirkut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.