Dëshmi

June 13, 2018 | 13:54

“Luante bixhoz e më rrihte”. Historia plot dhimbje e vuajtje e 26-vjeçares

Vjen nga veriu i Shqipërisë dhe është 26 vjeçe, por hallet që ka mbi shpinë i peshojnë më shumë se mosha. Erjola Loka është bërë sot protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, ku ka folur për ndarjen e saj nga bashkëshorti dhe është detyruar që të rrisë e vetme vajzën 4-vjeçare. Erjola tregon se në moshën 20-vjeçare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ u njoh dhe u dashurua me Kreshnikun. Ata lidhën bashkë kurorë dhe në vitin 2014 sollën në jetë vajzën e tyre. Vitet e para te martesës shkuan shumë mire, por dy vitet e fundit ajo tregon se u dhunua në mënyrën më barbare nga bashkëshorti i saj.

Kreshniku që aktualisht është 33 vjeç të gjitha paratë që fitonte i linte në lojërat e fatit dhe nuk kujdesej më për Erjolën dhe vajzën e tij. Konfliktet nisën në banesën e tyre, madje 26-vjeçarja tregon se vitin e kaluar e ka denoncuar Kreshnikun pasi ka tentuar ta gjuaj me thikë, ndërsa vajzën e ka goditur.

“U njoha për tre muaj në ‘Facebook’, dhe pasi kishim problemin e mentalitetit u fejuam. Kishim thurur shumë plane dhe unë vazhdimisht i thoja që si duroj dot meshkujt që luajnë bixhoz. Ai më thoshte që mos ki merak. Pasi u martuam në 2013, ngela shtatzënë, dhe kur isha 5 muajsh me vajzën mora vesh se ai luante bixhoz”, tha Erjola. Mes lotëve ajo pohon se për të mos prishur familjen, ajo e fali dhe vendosi të vazhdoj jetën. Ajo tha se zakonin e vjetër burri nuk e harroj, duke e detyruar Erjolën që në janar të merrte vajzën dhe të largohej nga banesa.

Aktualisht ka nisur një pune dhe jeton tek e motra, ndërsa vajzën e ka lënë tek nena e saj, pasi nuk ka mundësi ta marr. Ajo tregoi në studio se çdo fillim muaj që merr rrogën shkon merr vajzën dhe çmallet me të. Kaq mjaftoi që në studio të futet në një lidhje telefonike Kreshniku, i cili ligjërisht vijon të jetë bashkëshorti i saj. Ai tha se nuk e kishte dhunuar Erjolën, ndërsa pranoi që kishte luajtur bixhoz. “Jemi ndarë që në janar. Nuk kam nerva me fol tani, ato që thotë ajo. Nuk e kam dhunuar kurrë. Asnjëherë. Denoncimin e ka bërë ajo se kemi pasur një debat si gjithë çiftet. Motra e vet ose goca e hallës së vet e ka bërë denoncimin, jo ajo. Bëmë llafe, por nuk e kam dhunuar. S’jam kafshë, që ta dhunoja. Kur është larguar ajo më ka thënë; nuk dua asgjë nga ty, i bëj të gjitha gjërat vet. Nuk i kam thënë kurrë mos hajde. Ajo vendosi vet të ikte. Unë punoj në minierë, kam hequr dorë nga bixhozi. Kam shpresa të kthehem me Erjolën. Për vajzën do përgjigjem gjithmonë, për divorcin ta bëj ajo”, tha Kreshnik Loka.

Po ashtu ai kërkoi rikthim me të, për një tjetër shans, ndërkohë që Erjola e refuzoi publikisht.

“Në këto 5 vite martesë çfarë më dhe? Asgjë, vetëm vuajtje. S’u ndjeva njëherë femër. As vajzës si ke dhënë gjë. Kur u ndamë të kam thënë eja takoje gocën. Të kam thënë gocën do e takosh dhe ke të drejtë ndaj saj. E takove në shkurt vajzën dhe i bleve një byrek dhe kafen ta pagoi xhaxhi im. Jo, nuk ka më shanse për Kreshnikun. Sa herë të kam dhënë shanse unë ty? S’kthehem më”, tha ajo.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top