FB

October 7, 2023 | 8:09

Luftoi për të drejtat e grave: Nobeli i Paqes i jepet aktivistes së burgosur iraniane

Aktivistja iraniane e të drejtave të njeriut, Narges Mohammadi, është fituesja e Nobelit të sivjetshëm të Paqes.

Lajmin e rëndësishëm, ajo do ta marrë në qelinë e burgut famëkeq Evin të Teheranit, ku po vuan një dënim të gjatë për luftën e saj në mbrojtje të të drejtave të grave iraniane.

Vendimi i komitetit të Nobelit për t’ia dhënë çmimin prestigjoz Mohammadi-t vjen pas më shumë se një viti protestash që kanë tronditur nga themelet Republikën islamike, e që janë kryesuar në masë të madhe nga gratë. Ato shpërthyen shtatorin e vitit 2022 pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, në duart e policisë iraniane të të moralit. Faji i vetëm i vajzës, ishte se nuk e kishte vendosur sikurse duhej sipas zyrtarëve policore, shaminë e kokës.

Trazirat u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin, me kërkesa që nisnin nga më shumë liri për femrat por edhe edhe të gjithë qytetarët e vendit e deri tek përmbysja e regjimit. Pamjet e grave iraniane që digjnin në mënyrë sfiduese shamitë e tyre të kokës magjepsën botën, por autoritetet vendosë ndërhynë duke i shtypur protestat brutalisht.

Emri i Narges Mohammadit është kthyer në sinonimin e luftës për të drejtat e njeriut në Iran, një betejë që këtij aktivisti i ka kushtuar pothuajse gjithçka. Ajo ka qenë e burgosur për shumicën e dy dekadave të fundit dhe është dënuar në mënyrë të përsëritur për shkak se ka dashur t`i japë zë atyre që nuk dëgjohen nga regjimi.

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / Topchannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top