Këshilla & Arsye

February 25, 2017 | 12:00

Luftoni tensionin e lartë me muzikë

Gjysmë ore muzikë në ditë dhe tensioni i lartë në gjak ulet. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga ekipi i universitetit të Firences, i udhëhequr nga Pietro Modesti, i cili ka ndarë 50 pacientë në dy grupe: grupi i parë, për një muaj, ka dëgjuar 30 minuta muzikë klasike, indiane apo kelte, ndërsa grupi i dytë nuk i ka ndryshuar zakonet e tij. Për “dëgjuesit”, vlerat e tensionit të lartë në gjak janë përmirësuar dukshëm. Sa herë që dëgjoni muzikë, niveli juaj i stresit ulet. Ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi 60% e të gjitha sëmundjeve shkaktohen nga stresi. Një studim tregoi se njerëzit që prodhonin muzikë dhe këndonin, kishin sistem imunitar më të fortë se sa ata që thjesht dëgjonin muzikë.

muzika

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top