Dy dekada histori suksesi që shoqërohet nga një karrierë 40-vjeçare, bashkëngjitur dëshminë e mbi 10 mijë operacioneve kirurgjikale … Sot me një axhendë kalendarike të zënë në muaj, ditë dhe orë planifikimesh, që nuk ndalet së regjistruari të interesuar me emra, moshë, gjini, për ndërhyrje, rikontrolle e konsulenca për problematika të ndryshme të fushës së otorinolaringologjisë.
DR.KOSTANDIN BALLOMA
Dhe nuk është një llogari kaq e thjeshtë që njehson vetëm shifra, por është një fakt tregues dhe shenjues i themeleve të sigurta, që vijon edhe sot të lërë gjurmë në arkivën e pafundme të një klinike të madhe si Luis Medical Center. Luis Medical Center është themeluar dhe udhëhequr nga mjeshtri i rinoplastikës dhe i kirurgjisë plastike, Dr. Kostandin Balloma, me mbi 15 mijë operacione plastike në karrierën e tij 40-vjeçare. Luis është klinika e parë otorinolaringologjike kirurgjikale në vendin tonë dhe e para sa i takon klinikës kirurgjikale me shtretër. Aktiviteti në Luis Medical Center në këto 20 vjet vijon me kërkesa në rritje për arsye të shërbimeve të suksesshme që ofrohen aty. Bëhet fjalë për operacionet e bajameve dhe mishit të huaj në hundë, mjekimi i vështirësisë në frymëmarrjen me hundë, mjekimi i ngjirjeve të zërit, operacionet me kamera për sinuset dhe polipet e hundës, tumoret e gjëndrave të pështymës, kirurgjia e gjëndrës tiroide, duke i dhënë një rëndësi akoma më të madhe operacioneve rinoplastike e rinoseptoplastike që janë rimodelimi i hundës dhe ripërsëritja e ndërhyrjeve të gabuara, rimodelimi i veshëve, kirurgjia e me radhë.
Rruga Gjikë Kuqali, ish-Shushica, pranë stadiumit Dinamo, Tiranë +355 69 36 40 444 | [email protected] | +355 (0) 44520431 | +355 67 408 8725 luismedical | luis_medical_center | [email protected] [email protected] www.luismedicalcenter.com
Botuar tek Revista Pikologjia, Nr.177, muaji Mars
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.