Dy dekada histori suksesi që shoqërohet nga një karrierë 40-vjeçare, bashkëngjitur dëshminë e mbi 10 mijë operacioneve kirurgjikale … Sot me një axhendë kalendarike të zënë në muaj, ditë dhe orë planifikimesh, që nuk ndalet së regjistruari të interesuar me emra, moshë, gjini, për ndërhyrje, rikontrolle e konsulenca për problematika të ndryshme të fushës së otorinolaringologjisë.
Dhe nuk është një llogari kaq e thjeshtë që njehson vetëm shifra, por është një fakt tregues dhe shenjues i themeleve të sigurta, që vijon edhe sot të lërë gjurmë në arkivën e pafundme të një klinike të madhe si Luis Medical Center. Luis Medical Center është themeluar dhe udhëhequr nga mjeshtri i rinoplastikës dhe i kirurgjisë plastike, Dr. Kostandin Balloma, me mbi 15 mijë operacione plastike në karrierën e tij 40-vjeçare.
Luis është klinika e parë otorinolaringologjike kirurgjikale në vendin tonë dhe e para sa i takon klinikës kirurgjikale me shtretër. Aktiviteti në Luis Medical Center në këto 20 vjet vijon me kërkesa në rritje për arsye të shërbimeve të suksesshme që ofrohen aty.
Bëhet fjalë për operacionet e bajameve dhe mishit të huaj në hundë, mjekimi i vështirësisë në frymëmarrjen me hundë, mjekimi i ngjirjeve të zërit, operacionet me kamera për sinuset dhe polipet e hundës, tumoret e gjëndrave të pështymës, kirurgjia e gjëndrës tiroide, duke i dhënë një rëndësi akoma më të madhe operacioneve rinoplastike e rinoseptoplastike që janë rimodelimi i hundës dhe ripërsëritja e ndërhyrjeve të gabuara, rimodelimi i veshëve, kirurgjia e me radhë.
DR.KOSTANDIN BALLOMA
Mjeku ku në karrierën e tij 40-vjeçare në kirurgjinë otorinolaringologjike dhe atë të plastikës së fytyrës numëron mijëra operacione dhe veçanërisht në atë të rinoplastikave.Themelues dhe drejtor i klinikës Luis që nga viti 2000, tani krijon “Luis Medical Aesthetic” një qendër estetike mjekësore, me pajisjet më moderne dhe staf të spe – cializuar mjekësor ku në bashkepunim me Luis Medical Center do mbulojnë me profesionalizëm shërbimin este – tik-kirurgjikal
Rruga “Gjikë Kuqali ”, ish-Shushica, pranë stadiumit Dinamo, Tiranë +355 69 36 40 444 | [email protected] | +355 (0) 44520431 | +355 67 408 8725 luismedical | luis_medical_center | [email protected] [email protected] www.luismedicalcenter.com
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.178, muaji Prill
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.